Kauza e legalizimit të hashashit, gazeta e Kokëdhimës: “Jemi ne të zgjuarit e kësaj bote, apo më budallenjtë…dhe si në fjalën e popullit “dhi e zgjebosur dhe bishtin përpjetë””

Postuar në 08 Prill, 2015 07:40

Koço Kokëdhima nuk ka ndërmend të heqë dorë nga kauza e tij e Hashashit. Ndonëse kryeministri deklaroi para disa ditësh në “Opinion” se legalizimi i hashashit nuk do të ndodhë, apo edhe pasi ministri i Brendshëm, përsëriti dje thuajse të njëjtën gjë, sërish sot, gazeta e Kokëdhimës, “Shekulli”, boton një opinion të Arben Rrozhanit, që në të vërtetë luan rolin e një zëdhënieje të asaj që mendon Kokëdhima në këtë rast. Kjo sepse Rrozhani merr thëniet e deputetit, i vë ato në referencë me trajtimin e kësaj teme në botë dhe përfundon se mendimi i deputetit për legalizimin e hashashit është shumë pozitiv. Madje, ky akt është, sipas gazetarit në fjalë, premisë e një aveniri që Kokëdhima po i propozon Shqipërisë. Dhe ky është shembulli shtetit të Kolorados. “Shqipëria e nesërme që propozon deputeti Kokëdhima mund të jetë ai model që po përflitet në të gjithë botën: shteti amerikan i Kolorados, me rreth 5.3 milionë banorë, me sipërfaqe 10 herë më shumë se Shqipëria dhe me të ardhura për frymë rreth 12 herë më shumë se Shqipëria e varfër, rreth 52 mijë dollarë amerikanë”, thotë Rrozhani. Më herët Kokëdhima ka folur për nevojën e zbutjes së krizës ekonomike, sidomos asaj në fshat, duke shtuar edhe nevojën e “zbutjes së klimës kritike që ekziston ndaj kësaj çështjeje”. Dhe me këtë gazetari që publikon sot opinion rikujton rëndësinë ekonomike të lëndës së parë ekskluzive të Shqipërisë. “Nëse sot kundërshtarët e kësaj ideje që është bërë realitet në 24 shtete amerikane apo disa vende europiane fërkojnë duart të ngazëllyer nga e ashtuquajtura “luftë deklaratash” kundër Kokëdhimës, le të hedhin sytë se çfarë ngjet nëpër botë dhe pastaj të bëjnë llogaritë se jemi ne të zgjuarit e kësaj bote, apo më budallenjtë, gjithnjë të vonuar dhe si në fjalën e popullit “dhi e zgjebosur dhe bishtin përpjetë””. E parë ftohtë dhe me një sens praktik, këmbëngulja e Kokëdhimës për ringritjen e hashashit shkon në dy drejtime: së pari, mund të spekulojmë për një projekt të tijin për të qenë investitor në një ekonomi legale të nesërme dhe së dyti, propozimi konfirmon se qeveria nuk ka ndonjë plan, projekt, ide, apo variant zhvillimi për bujqësinë. Nga kjo pikëpamje, ideja mund të ketë vlerë, ndonëse politikisht ajo zhbën vlerën e suksesit real që qeveria arriti me goditjen e Lazaratit.
s.z

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Koco Kokeqimja per President! Po nuk u be gje per President le ta bejme Kryeminister, por edhe minister Bujqesie nuk eshte keq. Edhe nje here ne 500 vjet qe na vijne mendje te ndritura si puna e ketij Kocos, ne i djegim per hir te ca piktoreve te deshtuar, ose ca tregtare barnash te skaduara qe rastesisht dhe aksidentalisht behen ministra te brendshem.

Submitted by Natyralisti (not verified) on

z. Rozhani,mesa duket nuk del nga qorrsokaku i Kokedhimes(qeni leh atje ku ha,thote populli).Po na krahason me Koloradon.Po ai ke bere mire llogarite dhe krahasimet me te gjithe treguesit: Shoqeror,shteteror,profesional,shkencor,juridik,gjyqesor,policor,etike,financiar,kulturor,gjenetik,shendetesor,jetik,korruptiv,ligjor,kriminal etj. etj. Po globi tokesor nuk ka vetem Koloradon(vetem nje guverne e SHBA-se),por edhe shume shtete te tjera ne te gjithe kontinentet.Pse nuk liberalizohen lendet narkotike ne te gjithe boten,edhe ne Europe ku jetojme,madje edhe ne vendet e origjines te ndaluara prej mbi 1000 vjetesh.

Kete qe kerkon qe ta ngjalle Kokedhima e kam propozuar si ekspert i fushes,ne shkalle te plote e me baza shkencore,me studime konkrete eksperimentale dhe ekonomike, ne nje Institut Kerkimesh Shkencore qyshe 45 vjete me pare,me hashashin dhe kanabisin,deri ne izolimin e lendeve te pastra narkotike:Morfinen,Tebainen,Kokainen,Kodeinen,Papaverinen nga Hashashi dhe Kanabinoidet nga Kanabisi.Ai studim mund ta kishte shpetuar rregjimin e atehershem nga te ardhurat ekonomike qe do te perfitonte nga eksporti i lendeve narkotike te pastra qe do te prodhoheshin prej tyre ne Shqiperi,nga mbjelljet e Hashashit dhe te Kanabisit dhe perpunimi teknologjik i tyre per prodhimin e lendeve te pastra narkotike per eksport(une jam ekspert teknollog i fushes,Prof.Dr.).

Studimi i bere atehere, me investim dhe miratim shteteror,pas shume debatesh e diskutimesh ne nivele te larta qeveritare,nuk u miratua,megjithe fitimet financiare te jashtezakonshme per vendin qe ishte ne krize ekonomike drejt falimentimit. Aresyeja,nuk garantohej mosperhapja narkotike ne popullate dhe demet masive qe do te shkaktonte.Nuk garantohej megjithe ate rregjim te forte policor,diktatorial dhe te izoluar,ku dhe gjethet e pemeve kishin veshe e sy.Koçua yt atehere punonte me organizaten e rinise ne Fier dhe nuk merrte fare vesh nga keto pune,si atehere edhe sot.Per keto pune duhet te pyeten Ekspertet e jo Koçot e Poçot.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.