E vërtetë apo lojë politike? Ministri i Brendshëm, Tahiri: “Kallëzim penal për L. Bashën. Më 21 janar 2011 urdhëroi përdorim të lëndëve helmuese”

Postuar në 09 Prill, 2015 12:18

Qeveria ka nxjerrë “asin nën mëngë” ndaj opozitës në kushtet kur çështja “Doshi-Frroku” dhe klima parazgjedhore kanë krijuar tensione jo të vogla. Kështu gjatë fjalës së tij në Parlament, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka bërë publike se Ministria e Brendshme ka bërë kallëzim penal për ish-ministrin, Lulzim Basha, që sipas Tahirit, ka urdhëruar përdorimin e lëndëve helmuese ndaj protestuesve. “Për ngjarjen e 21 janarit 2011, u gjet se ka falsifikim dhe urdhra të kundraligjshëm nga ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha dhe ish-drejtues të Gardës. Ka një urdhër në 16:28 nga ish-ministri Lulzim Basha: “Komunikoni me gjeneralin, të ngrihet helikopteri dhe të hedhë lëndë helmuese te protestuesit te Piramida”. Më pas kjo frazë është korrigjuar. Në një tjetër komunikim, të orës 14:54 Ndrea Prendi thotë “asnjë lloj zjarri pa zbatuar urdhrin ndaj protestuesve. Por edhe kjo nga hetimi rezultonn se është e korrigjuar”, u shpreh Tahiri. Ish-kryeministri Sali Berisha i ka cilësuar këto akuza si skenarë filmi dhe i ka monuar ato.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.