Përçahet “Shoqata Tirana”. Disa anëtarë dalin kundër kandidimit të Arben Tafait për kryetar bashkie. “Pjesë e pazareve politike, nuk është konsultuar me tironsit autoktonë”

Postuar në 10 Prill, 2015 13:50

Pak ditë pas shpalljes së kandidaturës së Arben Tafait për kryetar i bashkisë së Tiranës, anëtarë të “Shoqatës Tirana” kanë dalë kundër pjesëmarrjes së tij në këtë garë. Në një reagim të shpërndarë për mediat ata thonë se qëndrimi i tij për të kandiduar për postin e kryetarit të Bashkisë Tiranë nuk është i konsultuar e aq më pak të ketë marrë mbështetjen apo besimin e “Shoqatës Tirana” dhe të tironsve autokton. Në reagim thuhet se Albert Tafai që mban dhe postin e kryetarit të” Shoqatës Tirana” ka hyrë në këtë garë për nevoja të pazareve politike dhe jo për t’i shërbyer qytetarëve të Tiranës. “Qëndrimi i tij për të kandiduar për postin e kryetarit të Bashkisë Tiranë nuk është i konsultuar e aq më pak të ketë marrë mbështetjen apo besimin e Shoqatës Tirana dhe të tironsve autokton. Qytetaria  Tiranase e ka refuzuar gjithmonë dhe refuzon të bëhet pjesë e pazareve të ulta elektorale të forcave politike me të cilat është ndeshur vazhdimisht. Ne kemi kontribuar dhe do të kontribuojmë në zhvillimin e qytetit tonë, në ruajtjen e vlerave dhe traditave tona. Askush nuk mund të na përdorë, përçajë apo shfrytëzojë për qëllime të ulta elektorale. Gjithkush është i lirë të kandidojë dhe të kandidohet por jo të shkelë dhe përdorë vlerat e qytetarisë tiranase dhe të Shoqatës Tirana për qëllimet e tij apo të atyre që e sponsorizojnë”-, thuhet në reagimin e disa anëtarëve të “Shoqatës Tirana”

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.