Projektligji mbërrin në Kuvend, mjekët, farmacistët dhe stomatologët që nuk ndjekin kualifikimet, do pezullohen

Postuar në 11 Prill, 2015 01:08

“Gazeta Shqiptare” ka publikuar sot ndryshimet e reja që parashikohen në projektligjin “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i cili tashmë ka mbërritur në Kuvend. “Mjekët, farmacistët dhe stomatologët, të cilët nuk i nënshtrohen procesit të edukimit të vazhdueshëm do të pezullohen. Këta profesionistë të shëndetësisë do të mund të rifitojnë të drejtën e ushtrimit të profesionit vetëm pasi t’i nënshtrohen provimit të ricertifikimit”, citohet në këto ndryshimet

Sipas “Gazeta Shqiptare”  këto masa, ishin përcaktuar edhe në një udhëzim të ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i nxjerrë që në muajin korrik. Por duket se Këshilli i Ministrave po kujdeset për të krijuar edhe bazën e nevojshme ligjore. Kjo pasi, prej disa javësh ka pasur disa kundërshtime rreth faktit se mjekët, farmacistët dhe dentistët që nuk kanë përmbushur detyrimet e nevojshme të ciklit të parë të ricertifikimit do të duhet të futen sërish në provim shteti. Të njëjtët zëra e kanë cilësuar këtë vendim si të pabazuar në ligj, sikurse edhe testimi kombëtar i bluzave të bardha, që tashmë është pezulluar nga gjykata, për të njëjtën arsye. Ndërkaq, në relacionin që shoqëron projektligjin në fjalë, saktësohet se ndryshimet që parashikohen do të shtrijnë efektin e tyre, që në ciklin e parë, i cili u mbyll në muajin dhjetor të vitit 2014.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.