Serbia notë proteste kundër Ramës në OKB: Deklarata për bashkimin e shqiptarëve, provokative

Siç kishte paralajmëruar, që më 8 prill, Serbia ka dërguar një notë proteste në Këshillin e Sigurisë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku kritikohet ashpër dhe kërkohet të merren masa ndaj deklaratave të kryeminsitrit Edi Rama mbi bashkimin e shqiptarëve. Portali “Politiko” shkruan se përfaqësuesi i Serbisë në Kombet e Bashkuara, Milan Milanoviç, i ka dërguar një letër Presidentes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Dina Kauar, në të cilën deklaratat e Ramës cilësohen si rrezik për paqen në rajon. Në javët në vazhdim pritet që Këshilli i Sigurimit të OKB-së të vendosë nëse çështja do të debatohet. Në letër shkruhet: “Deklarata është provokative dhe jashtëzakonisht problematike për marrëdhëniet në rajon, në veçanti për ato mes Serbisë dhe Shqipërisë, dhe paraqet një kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin rajon. Në injorim të plotë ndaj Rezolutës 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit dhe e barabartë me një thirrje për ri-vizatimin e kufijve ndërkombëtarë, deklarata shkon në kundërshtim me shpirtin e bashkëpunimit, mirëkuptimit të përbashkët, fqinjësisë së mirë dhe të ardhmes së përbashkët për shtetet e rajonit dhe përpjekjet e tyre për t’ju bashkuar Bashkimit Europian”.
http://politiko.net/serbia-ankohet-ne-ks-te-okbse-per-ramen/
Comments
Gabove Edi Rama !! E humbe
<p>Gabove Edi Rama !! E humbe ekuilibrin.</p><p>Edi Rama lot lojen e anmikut tone shekullor turk dhe keshtu i jep shkas anmikut tone shekullor serb.</p>
Add new comment