Presidenti kroat: Po të mundesha, do i vija veton anëtarësimit në NATO të Finlandës dhe Suedisë

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, ka bërë thirrje për të ndalur anëtarësimin në NATO të Suedisë dhe Finlandës në Samitin e Madridit.
Do të vija veton nëse në samit do të përfaqësoheshin krerët e shteteve
ka thënë ai.
Deklarata duket se ka më shumë vlerë retorike, pasi Milanoviç ka shtuar se nëse vendimi në samiti do të merret në nivel ambasadorësh, ai nuk është i sigurtë nëse mund ta bindë ambasadorin kroat të vendosë veto. Çështja e anëtarësimit të dy vendeve nordike në NATO ka dalë në sipërfaqe së fundmi, pasi Rusia nisi invazionin e Ukrainës. Deri më sot, sistemi ndërkombëtar kishte pranuar si fakt amortizues neutralitetin e vendeve në fjalë.

Add new comment