Policia e Shtetit me drejtues të ri, emërohet Haki Çako me një karrierë 23-vjeçare. Propozim i Tahirit mer firmën e Ramës

Postuar në 15 Prill, 2015 04:55

Policia e Shtetit tanimë do të ketë drejtuesin e ri të saj. Ashtu siç ishte paralajmëruar, Haki Çako është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ai do të zëvendësojë në këtë detyrë Artan Didin, i cili dha dorëheqje të parevokueshme. Çako ka qenë drejtues dhe pjesëmarrës në një sërë operacionesh të suksesshme policore, më i fundit operacioni antidrogë në Lazarat. Çako ka një karriere 23-vjeçare në Policinë e Shtetit, ndërsa para se të emërohej zëvendësdrejtor, ai ka mbajtur pozicionin e drejtorit të qarkut në Gjirokastër. Propozimi i Çakos erdhi nga ministri i Brendshëm Saimir Tahir dhe u firmos nga kryeministri Edi Rama.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.