PS firmos marrëveshjen me 40 parti aleate. Rama në krah të Metës e Idrizit, në koalicionin e majtë edhe Aleanca Demokratike

Postuar në 16 Prill, 2015 09:54

Firmoset marrëveshja e koalicionit të majtë në zgjedhjet lokale te 21 Qershorit, ku pjese e saj do te jenë mbi 40 parti. Në tyerzën e aleatëve kryeministri Rama kishte në krah Ilir Metën dhe Shpëtim Idrizit, krerët e dy forcave që përbëjnë boshtin e koalicionit. I pari qe doli nga takimi ishte kryeparlamentari Ilir Meta i cili tha: ”…Koalicioni është shumë i gjerë dhe gjithëpërfshirës edhe për Tiranën do jetë shumë gjithëpërfshirës…s’ishim për emrin, ishim për koalicionin, emri për koalicionin është shumë gjithëpërfshirës”,­ tha shkurt Meta per mediat.

PS­ja ka nënshkruar aleancën parazgjedhore edhe me partinë e Petro Koçit, PSV91. “Koalicion që duket qartazi që është më i zgjeruar në krahasim me zgjedhjet e tjera, janë plus 40…Besueshëmria politike e mazhorancës vjen në rritje dhe opozita është e dobët përballë kësaj sfide elektorale”, tha Koçi. Koalicionit të majtë iu bashkua edhe Aleanca Demokratike që dikur drejtohej nga Neritan Ceka, aktualisht ambasador në Itali.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.