Basha prezanton Halim Kosovën si kandidatin e PD për Bashkinë e Tiranës. “Zgjodhëm mjekun që duan qytetarët”

Postuar në 16 Prill, 2015 11:28

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prezantuar sot kandidatin zyrtar të PD për Bashkinë e Tiranës, mjekun e njohur, Halim Kosova.  Sipas Bashës, “ne dëgjuam zërin e qytetarëve, që duan mjek në Bashkinë e kryeqytetit dhe jo politikanë. Kosova është kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës”. Në takimin më herët me deputetët e qarkut të Tiranës është diskutuar për strategjinë e selisë blu në zgjedhjet e 21 qershorit. Në këtë takim kanë marrë pjesë Halim Kosova, Grida Duma, Jorida Tabaku dhe Besnik Aliaj, emra të cilët kanë qenë më të kuotuar nga lista e propozimeve të ardhura prej 11 degëve të PD-së në Tiranë. Kontributi i mjekut Kosova si mjek, por dhe si ish-drejtues i spitalit “Mbretëresha Xheraldinë” ka bërë që ai të ketë mbështetjen më të madhe brenda Partisë Demokratike, për të sfiduar kundërshtarin e majtë në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës.

Comments

Submitted by XY (not verified) on

<p>Ky eshte ai ministri i minutes se fundit te Saliut qe ju beri shantazh politikaneve duke ju thene qe jua kam pare te gjitheve grate me shale hapur.</p><p>Mire e kane zgjedhur se edhe populli per te njejten gje mund ta doje.&nbsp;</p>

Submitted by Prometheus (not verified) on

<p>Respekt per doktorin,por Tiranes i duhet dikush qe mbyll gropa jo qe hap vrima LOL</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.