Shoqëria civile në Serbi mbështet shkuarjen e Thaçit në Beograd, transmeton agjencia serbe e lajmeve “FoNet”

Në transmet e agjencisë serbe të lajmeve “FoNet”, thuhet se një nismë e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR) në Serbi ka mbështetur publikisht shkuarjen e zëvendëskryeministrit të parë të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në Beograd. Ky rrjet rajonal i organizatave joqeveritare mbështet punën me të rinjtë në përballjen me të kaluarën, e cila përbën një kusht të domosdoshëm për pajtimin në rajon si dhe për bashkëpunimin rajonal dhe përpjekjet e Këshillit Rinor për Arsim në këtë fushë. “Është koha që edhe institucionet e shtetit të pranojnë këtë fakt dhe t’u ofrojnë përkrahje organizatës së apostrofuar dhe grupeve të ngjashme të të rinjve që kanë marrë përsipër një detyrë e cila përbën interesin më të madh për publikun”, thuhet në deklaratë. YIHR në Serbi shpreh besimin se prokuroria dhe policia me prioritet duhet të punojnë në zbulimin dhe ndjekjen penale të personave të cilët kanë u kanë dërguar kërcënime pjesëmarrësve të programit të organizatës joqeveritare “Këshilli Rinor për Arsim”. OJQ “Këshilli Rinor për Arsim” i kishte dërguar ftesë zv/kryeministrit Thaçi për pjesëmarrje në konferencën “Ambasadorët e rinj për pajtim”, por më vonë, për shkak të fletëarrestit të Sllobodan Millosheviçit ndaj Hashim Thaçi dhe kërcënimeve ekstremiste-fashiste, e ka tërhequr ftesën, transmeton gazeta “Express”, duke iu referuar agjencisë serbe të lajmeve “FoNet”
Add new comment