“Lufta” pa armë, shtetësi ruse për ukrainasit e Donbasit

Postuar në 24 Prill, 2021 11:43

Rusia ka lëhtësuar procedurat e dhënies së shtetësisë për qytetarët e Donetskut dhe Lukanskut, dy rajonet që janë bërë shkak për konfliktin me Ukrainën, pas aneksimit të Krimesë.  

Sipas agjencisë ruse të lajmeve, Tass, numri i banorëve të këtyre dy krahinave që do të kenë shtetësinë ruse deri në fund të këtij vitit mund të arrijë deri në 1 milion njerëz.

Tass i referohet nënkryetarit të Komitetit të Dumës Shtetërore për Çështjet e CIS, Integrimit Euroaziatik dhe Marrëdhënieve me bashkatdhetarët, Viktor Vodolatsky.

Sot, ka 538 000 qytetarë të Rusisë që jetojnë në territorin e Donbass. Sipas parashikimeve tona, deri në fund të këtij viti, rreth 1 milion banorë të Donbasit do të bëhen qytetarë të Federatës Ruse.

Sipas tij, bashkëpunimi i administratës ruse me autoritetet rajonale të këtyre dy zonave ka bërë të mundur përshpejtimin e procedurave për marrjen e shtetësisë ruse.

Në fillim, kishte disa vështirësi, probleme. Njerëzit thjesht nuk dinin dhe nuk e kuptonin se ku të drejtoheshin. Sot, të gjitha barrierat burokratike janë hequr, një proces shumë aktiv i marrjes së shtetësisë ruse është në progres e sipër.

Më 24 prill 2019, Presidenti rus Vladimir Putin firmosi një dekret që thjeshton procesin e marrjes së pasaportave ruse për banorët e Republikave Popullore Lugansk dhe Donetsk. Pasaportat e para u lëshuan më 14 korrik.

Lugansku dhe Donetsku janë pjesë e krahinës së Donbasit në Ukrainë. Konflikti mes kësaj të fundit dhe Rusisë, që vijon edhe sot nisi fillimisht me aneksimin e Krimesë nga Rusia në mars 2014 dhe në prill 2014 u pasua me kryengritjen e rebelëve separatistë, të mbështetur nga Rusia, në këto dy qytete. Që prej asaj kohe janë vrarë më shumë se 13 000 njerëz.

Rebelët kanë armatime të rënda ruse. Ndërkohë në kufi është shtuar prania e trupave ruse. Kjo ka bërë që edhe Ukraina nga ana e saj të mobilizohet ushtarakisht për çdo sulm të mundshëm.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.