Sistemi në finalizimin e vet? Artur Zheji shkruan se tashmë “janë krijuar klasat dhe polet”. “Një kohë e re ka ardhur”

Artur Zheji publikon sot në “Mapo” një opinion ku del me një tezë të guximshme disi, por edhe të rëndësishme për temën që prek. Zheji flet për fizionominë e sistemit që u ndërtua këto 24 vjet, që mind të rroket më mirë në aktorët kryesorë që e përfaqësojnë dhe dinamikën në ulje të modelit të katapultimeve dhe karriera e “të papritura”. “Duket sot, shumë më tepër se sa dje, që pozicionet apo rolet e ndara, në politikë apo në biznes, janë përgjithësisht të pandryshueshme. Në këto 20 vitet e fundit, në Shqipëri, ashtu si ndodhi në Perëndimin e largët amerikan të viteve 1800, ku tokat, pronat, pasuritë minerare, pushtetet fitoheshin mbi kuaj, me të shtëna pistoletash, grabitje indianësh, pushtim territoresh që ishin të askujt dhe përvetësoheshin e më pas ligjëroheshin, me një ligjësi të shpikur aty për aty, edhe ndër ne pra, mbas zerimit të pushteteve dhe mbas zhbërjes së pasurisë socialiste shtetërore, duket se ndarja e madhe e llokmave u krye. Së paku për 20 vitet e ardhshme”, shkruan Zheji. Është një konstatim që “i bën jehonë” përkufizimit të ish-kryeministrit të vendit, Sali Berisha, që para disa viteve, nga një mbledhje qeverie foli me krenari për atë që e quajti “borgjezia e re shqiptare”. Zheji shkon më tej teksa paralajmëron “aksidente” vetëm në botën e biznesit, ku sipas tij “priten disa falimentime të bujshme”, teksa në politikë gjërat ngjajnë të stabilizuara në orbitat e “pak emrave”. Si një opinionist që para disa muajsh hodhi tezën e administrimit nga duar të forta edhe të dhjetorit ’90, opinionisti në fjalë, duket se me këtë shkrim e “elaboron deri në fund” mendimin e tij, kur parathotë edhe mbylljen e mundësive të arta të sistemit të ri: “Janë ndërtuar klasat dhe polet.
Në krye të të cilave janë disa duar të forta. Të cilat parapëlqejnë përgjithësisht kukullat dhe jo frymorët...Një Kohë e Re ka ardhur. Askush nuk mund të thotë nëse është më e mirë apo e keqe. Por Ligjësitë i ka të reja. Të ngjashme me ato Portuale”, shkruan Zheji. Për t’i dhënë këtij shkrimi, që konstaton një realitet në dukje të ngrirë dhe të konsoliduar, por që pak më thellë, e miraton këtë stabilitet formal, një sens krahasimi, do nënvizuar se ai parashikon të kundërtën e tezave të hedhura nga një tjetër opinionist-deputet: Ben Blushi. Ky i fundit edhe në librin e tij të fundit shkruan se në rast mosndryshimi politikash, Shqipëria rrezikon eksod, radikalizim dhe në finale krizë të fortë.
s.z
Comments
"Nje kohe e re ka ardhur",
<p>"Nje kohe e re ka ardhur", koha e te bijve.</p>
Add new comment