Albin Kurti thotë se shqiptarët e Maqedonisë të jenë të shtypur dhe u propozon protesta për të zgjidhur në kërkesat e tyre

Gazeta “Express” shkruan se pushteti maqedonas i zhytur në korrupsion, me inskenime sikur ai i Gushincës, po tenton të sigurojë amnistinë për vete. Të martën, në Gushnicë të Likovës, u raportua për një sulm të armatosur në stacionin e policisë nga një grup prej 40 personash, që qeveria maqedonase e quajti sulm terrorist. Njohës të zhvillimeve në Maqedoni shprehen se skenarë të tillë kishin përdorur edhe më herët burrështetasit maqedonas. Por tani, përgjimet e publikuara nga partia opozitare, e udhëhequr nga Zoran Zaev, kanë shkundur qëndrueshmërinë e ekzekutivit atje, raporton “KTV”. Analisti Xhelal Neziri tha se skenarë të tillë mund të pritet të ndodhin sërish, derisa për shqiptarët në Maqedoni dhe dy partitë më të mëdha, është shprehur se kanë nevojë për reformim dhe orientim proevropian. Por, ndryshe shprehet Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, që për shqiptarët e Maqedonisë thotë të jenë të shtypur, derisa zgjidhjen e sheh në protesta dhe këmbëngulje në kërkesat e tyre. Kurti nuk ka lënë pa kritikuar as reagimet e thata të qeverisë kosovare dhe asaj shqiptare përkitazi me zhvillimet e fundit në Maqedoni, raporton“Express” .
Comments
Sa shqiptar me gjak te paster
<p>Sa shqiptar me gjak te paster shqiptar jane ne Maqedoni ? Duhen perjashtue ata qe dalin me protestue me flamuj te zez islamike te arabise saudite.</p>
Keni harruar nje "vazhdojne"
<p>Keni harruar nje "vazhdojne" tek titulli.</p>
Add new comment