Nasip Naço nuk kursen akuzat ndaj KLD-së: E paaftë, nuk po kryen asnjë nga detyrat qe i ngarkon kushtetuta

Postuar në 25 Prill, 2015 14:19

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, nuk kursen akuzat ndaj Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pikërisht kur kritikat ndaj sistemit te drejtësisë sa vijnë e shtohen. Në intervistën dhënë për “Vizion Plus”, ai e quan KLD-në një institucion jo eficent, që nuk po kryen asnjë nga detyrat qe i ngarkon kushtetuta. Naço thotë se nga 15 kërkesa qe i janë drejtuar KLD-se për shkarkim te gjyqtareve vetëm një është pranuar, ndonëse shkeljet kane qene flagrante siç ishte ajo e gjyqtarit te Kavajës, Osman Aliu, i cili vazhdon te jete ende ne detyre. Kreu i drejtësisë kërkon zbatimin e ligjit antimafia per te gjithë zyrtaret qe kane pasuri te pajustifikuara. Ndërsa ne lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila rrezoi ngritjen e Byrosë Kombëtare te Hetimit, kreu i drejtësisë thotë se ndan mendim te kundërt me këtë Gjykate, pasi ajo nuk dublonte KLD-ne. Por ministri nënvizon se Kushtetuesja është pjesë e institucioneve qe do t’i nënshtrohen reformës në drejtësi, së bashku me shkallët e tjera të gjyqësorit dhe Prokurorinë.

Comments

Submitted by Me shume kujdes... (not verified) on

Ku ka qene ky njeri, tere keto kohe?!

Iu akuzua Shefi i Madh, Big Brother-i, Messia iu perfole, dhe Nasipi,

a thua sikur te ishte Spartak Ngjele, i pavarur, nuk u be i gjalle!

Tani i erdhi goja dhe foli!

Me mire te venbte t'i çonte nje vazo recel markut ne spital!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.