Ish shefja e zyrës doganore Sarandë, 1.5 mln USD të pajustifikuara. 14 zyrtarë në prokurori nga ILDKP

Si mund ta krijojë me punë ose mënyra të tjera të ligjshme një kryetare e degës doganore një pasuri prej 1.5 milionë dollarë? Kësaj pyetje nuk i ka dhënë përgjigje as ish kryetarja e Degës Doganore Sarandë, Lina Vaso, duke bërë që ILDKPI ta padisë në prokurori, bashkë me 13 zyrtarë të tjerë. Sipas një njoftimi zyrtar i është kërkuar Prokurorisë të hetojë edhe për ekzistencën e veprave të tjera penale të lidhura me nenin 257/2 të Kodit Penal. Në listën e zyrtarëve janë edhe dy gjyqtarë, një anëtar i këshillit Mbikqyrës të BSh dhe nëpunës të tjerë, kryesisht tatimorë.
– Aleks Neçaj, për funksionin Inspektor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve;
– Tomorr Kullolli, për funksionin Gjyqtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan;
– Lina Vaso, për funksionin Kryetare, Dega Doganore Sarandë;
– Alma Starova, për funksionin Inspektor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve;
– Halit Xhafa, për funksionin Anëtar i Këshillit Mbikqyrës, Banka e Shqipërisë;
– Albert Mihaj, për funksionin Inspektor, Drejtoria Rajonale Tatimore, Tiranë;
– Haxhi Ismaili, për funksionin Përmbarues, Zyra Përmbarimore, Tiranë;
– Afrim Çupi, për funksionin Specialist, Drejtoria Rajonale Tatimore, Dibër;
– Admir Behari, për funksionin Inspektor, Drejtoria Rajonale Tatimore, Fier;
– Alfred Tusha, për funksionin Përgjegjës, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve;
– Dritan Manaj, shef i zyrës së Drejtoria e Shërbimit Pyjor, Kukës
– Afrim Bakaj, për funksionin Drejtor i Përgjithshëm, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit;
– Kanan Shakaj, për funksionin Kryetar, Komuna Novoselë, Vlorë;
– Besnik Qira, për funksionin Gjyqtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin;
a.k
Add new comment