“INA” ngre shqetësimin: Tirana po zvarrit emërimin e ambasadorit të ri në Shkup

Agjencia e lajmeve “INA” shkruan se Tirana zyrtare prej gati thuajse 6-muajsh nuk ka ambasador të saj në Shkup. Shqetësimet e tilla janë ngritur nga komisioni për politikë të jashtme i Kuvendit të Shqiprisë. Pas vdekjes së ambasadorit shqiptar në Maqedoni, Petrit Bushati në nëntor të vitit të kaluar, deputetja Arta Dade ka ngritur në komisionin e jashtëm shqetësimin e mungesës së trupit diplomatik në Shkup. Por, sekretari i Ministrisë së Jashtme Qirjako Qirko nuk ka dhënë shpjegime të qarta se kur do të ndodhë dërgimi i ambasadorit të ri në Shkup, për shkak të nevojës së situatës së krijuar në këtë vend. Ndërkohë në nëntor të vitit të kaluar Petrit Bushati, ambasadori i Shqipërisë në Shkup ndërro jetë pas një sëmundje të rëndë. Qysh nga ajo ditë, në Maqedoni nuk është emëruar ende ambasadori i ri, raporton “INA”
Add new comment