Albert Çaçi për kandidimin në Fier: Rama më shpalli grup armiqësor, por unë kandidoj për qytetarët, jo për inat

Bën ironi me kryetarin e PS-së Rama ish-deputeti socialist për tri mandate në qarkun e Fierit, Albert Çaçi. Ai është kandidati i tretë për kryetar Bashkie nën siglën e PSD të Skënder Gjinushit dhe pritet t’i trazojë jo pak ujrat elektorale në Fier. Në një intervistë për “Panorama”, Çaçi shprehet se ky kandidim nuk ka të bëjë me asnjë qejfmbetje ndaj PS-së, por kërkon që t’u ofrojë qytetarëve të Fierit një alternativë të tretë përballë dy kandidatëve të tjerë, atij të PS dhe PD.
Çaçi pohon se përveç detyrave të ekzekutivit, ka qenë për tri mandate deputet i Kuvendit të Shqipërisë, duke pasur cilësitë dhe njohjet e duhura për të drejtuar Bashkinë e Fierit.
“Unë dhe disa shokë të mi, jemi “dënuar” nga një Plenum i veçantë si armiq të Partisë nga shoku Rama, pa gjyq”, thotë Çaçi për spostimin e tij nga PS. Ndërkaq, Çaçin do ta mbështesë edhe ish deputeti Dritan Prifti, i afruar me PSD së fundi, i cili gëzon mbështetje në disa zona si Libofsha.
a.k
Comments
problemi juaj eshte qe
<p>problemi juaj eshte qe .....sa te hyni ne politike se pastaj ska bire kurve qe tju heq, bashkoheni edhe me barbaret mjaft per ate kodosh karrike. jeni njerezit me plehra qe mban kjo toke.kurre nuk ka per tu bere shqiperia, mjere njerezit e ndershem te atij vendi.</p>
Add new comment