Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Palokës që Rama të bëjë testin e drogës. Berisha: E shikoni që fshihet?

Postuar në 04 Maj, 2015 08:40

Gjykata e Lartë ka rrëzuar sot dy kërkesat e kreut të grupit parlamentar të PD Edi Paloka ndaj kryeministrit Edi Rama. Në këtë gjykatë po zhvillohet procesi gjyqësor pas padisë që kreu i qeverisë i bëri Palokës për shpifje. Ndërkaq, deputeti Paloka kish kërkuar më herët që kryeministri Rama të bënte testin e drogës me qëllim që rezultati të merrej si provë në gjyq, e  po ashtu t’i sekuestroheshin tablatet telefonike. Përmes zbardhjes së bisedave telefonike, Paloka kërkonte të zbulonte lidhjet e shefit të mazhorancës Edi Rama me botën e krimit, e konkretisht me Emiljano Shullazin, person me precedentë kriminalë. Seanca e radhës do të mbahet më 19 maj. Pas këtij vendimi ka reaguar ish kryeministri Berisha, për të cilin fakti që Gjykata vendosi kundër, tregon se Paloka ka të drejtë në akuzën e tij se Rama është konsumator kokaine. Në një deklaratë në fb, Berisha ka theksuar shenjat klinike, sipas tij, të një përdoruesi të rregullt.   

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.