Anulohet një takim i parashikuar mes ambasadorit shqiptar në Athinë dhe ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias

Ministria e Jashtme e Greqisë njoftonte dje, më datë 7 maj, se sot ishte parashikuar një takim mes ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias dhe ambasadorit shqiptar në Athinë, Dashnor Dervishi. Njoftimi shoqërohej me të dhënën tjetër se Kotzias do të takohej edhe me përfaqësuesin rumun, Lucian Fatu. Ndërkohë, një njoftim i datës 8, bënte me dije se ky takim është anuluar, por pa dhënë arsye.
Ndërkohë po sot në Athinë ka qenë i dërguari i Departamentit të Shtetit, Amos J. Hochstein, i cili i ka bërë thirrje qeverisë greke të heqë dorë nga projekti i gazsjellësit me Rusinë. “New York Times” i kushtonte një shkrim kësaj çështjeje duke theksuar se loja me gazjellësit rikujton klimën e Luftës së Ftohtë. SHBA mbështet një gazjellës që kalon nga Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina.
http://www.mfa.gr/en/current-affairs/news-announcements/fore...
s.z
Add new comment