Njerëzit e përfshirë në ngjarjen e Kumanovës, me precedentë penalë e përfshirje në krime, thotë shërbimi sekret i Kosovës

Cilët persona dhe me çfarë të kaluare janë përfshirë në ngjarjen e Kumanovës dhe UÇK-në e re në Maqedoni? Një raport i Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, i nxjerrë pas sulmit në Kumanovë tregon se disa nga personat që dyshohet se janë përfshirë në sulm e që janë nga Kosova, janë përfshirë në krime dhe kanë precedentë të theksuar penalë. Kështu, siç njofton TCH, Beg Rizaj nga Deçani ka dosje për posedim pa leje të armeve, dhe është hetuar për rrëmbim dhe krim të organizuar. Mirsad Ndrecaj ka dy akuza për lëndime trupore dhe kanosje. Sami Ukshini po ashtu ka qenë i dyshuar për vepër penale detyrim, gjobëvënie, ryshfet dhe lëndime trupore. Demë Shehu ka qenë i akuzuar në prokurori për posedim të armeve, kërcenim dhe rrëmbim personi.
a.k
Comments
Po kesaj s'ti themi,
<p>Po kesaj s'ti themi, patriotizem?</p>
Fatet e shiptareve kane
<p>Fatet e shiptareve kane mbetur ne duart te krimineleve dhe terroristeve.</p>
Add new comment