Traku Fest, KLSH-ja padit Julinda Dhamen me argumentin se ka kryer shpenzime që nuk kanë lidhje thelbësore me objektin e qëllimin e AKT. Berisha thotë se janë paratë e dasmës së Veliajt

Pak ditë më parë, Kontrolli i Lartë i Shtetit bëri një kallëzim penal për drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Turizmit për shkelje në tendera për disa aktivitet. Lëtë padi, ish-kryeministri Sali Berisha e riprodhon sot në faqen e vet në Facebook, duke e përdorur si akuzë për ish-ministrin e Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj. “Te dashur miq, per ministrin e mireqenies personale, Erion Veliaj, pati nje seri akuzash se perdori fondet publike per dasmen e tij gjgande me dy raunde dhe organizimit ne funksion te saj te te ashtuquajturit "Traku Fest" me shpenzimet e te cilit mbuloi shpenzimet per dasmen e tij ne kalane e Gjirokastres. Veliaj asokohe, u pergjigj se per ato aktivitete nuk eshte shpenzuar nje qindarke nga fondet publike”, shkruan Berisha. Mirëpo çfarë thuhet në padinë e KLSH-së për Traku Fest, që sipas ish-kryeministrit është përdorur si mbulim për shpenzimet e dasmës së Erjon Veliajt? “Në mbështetjen e aktivitetit TRAKU FEST dhe mbulimin e tij nëpërmjet copëzimit të fondeve.
Referuar relacionit mbi mundësinë e mbështetjes së aktivitetit të përgatitur nga Znj. Elena Bardhi, sipas shkresës nr. 655/1 prot, datë 29.07.2014, në të trajtohet kërkesa e subjektit “PIK Creativ”, drejtuar disa Ministrive dhe AKT, për mbështetje aktiviteti. Siç sqarohet në kërkesë, TRAKU FEST është Festival i Trashëgimisë Kulturore, që ka për qëllim promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare tek të rinjtë, si dhe turizmin kulturor në jugun e Shqipërisë. Gjatë TRAKU FEST do të ofrohen një numër i madh aktivitetesh të shtrira në katër ditë, duke i ofruar secilit qytetar një zgjidhje midis konferencave akademike, festimeve tradicionale, vizitave të organizuara dhe koncerteve masive me grupe të njohura. Nga auditimi rezultoi që AKT, për këtë aktivitet, ka kryer një sërë pagesash të cilat nuk lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me promovimin e turizmit dhe gjithashtu duke ndjekur praktikën e copëzimit të fondeve për realizmin e tij. Më konkretisht shkeljet e rregullave të procedurave të prokurimit duke miratuar përdorimin e procedurave emergjente për blerjet me vlera të vogla, janë evidentuar në këto raste:
- USH nr. 264, datë 5.09.2014, shpenzime për qiramarrje automjeti (2 minibusë 20+1 dhe 1 fugon mallrash), vlera 378 mijë lekë, subjektit “Albarent” shpk, sipas faturës tatimore nr. 2645, datë 4.08.2014.
- USH nr. 267, datë 9.09.2014, pagesë akomodimi (Tak Fest), në Hotelin Kamela Petro, Gjirokastër, sipas faturës tatimore nr. 357, datë 5.08.2014, vlera 45 mijë lekë. Urdhri për kryerjen e pagesës nr. 278, datë 14.08.2014, të akomoduarit janë 17 persona në periudhën 31 korrik-3 gusht.
- USH Nr. 270, datë 9.09.2014, pagesë të aktivitetit TRAKU FEST, shuma 115 500 lekë, faturë tatimore nr. 823, datë 4.08.2014 të Çajupi-Hotel Turizmi Gjirokastër, akomoduar 18 persona në 18 dhoma, për 2 net për periudhën 31 korrik-3gusht 2014.
- USH Nr. 271, datë 9.09.2014, pagesë të aktivitetit TRAKU FEST (akomodim në hotel), shuma 42 000 lekë, faturë tatimore nr.304, datë 6.08.2014 të Hotelit Albano QIQI Gjirokastër, akomoduar 10 persona në 7 dhoma, për 2 net për periudhën 31 korrik-3gusht 2014.
- USH Nr. 272, datë 9.09.2014, pagesë të aktivitetit TRAKU FEST, shuma 57 000 lekë, faturë tatimore nr. 592, datë 3.08.2014 subjektit hotel Vangjel Vardhami, akomoduar 12 persona, në 5 dhoma me nga tre net dhe 2 dhoma me nga 2 net në periudhën 31 korrik-3gusht 2014.
USH Nr. 315, datë 3.10.2014, pagesë të aktivitetit TRAKU FEST, shuma 21000 lekë, faturë tatimore nr. 164, datë 3.08.2014 të subjektit Dragua Kalemi Gjirokastër, akomoduar 5 persona në 2 dhoma nga dy net dhe 3 dhoma me 1 natë (31 korrik-3gusht 2014).
- USH Nr. 316, datë 3.10.2014, pagesë të aktivitetit TRAKU FEST, shuma 78 mijë lekë, faturë tatimore nr. 173, datë 3.08.2014 të subjektit Lindita Zekaj Gjirokastër, akomoduar 14 persona në7 dhoma nga tre net dhe 4 dhoma me 1 natë (31 korrik-3gusht 2014).
Sa më sipër, në lidhje me këtë aktivitet AKT jo vetëm që ka shmangur sërish procedurat normale të prokurimit por ka kryer shpenzime transporti dhe fjetjeje në hotel, të cilat nuk kanë lidhje thelbësore me objektin e qëllimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, përcaktuar në Ligjin për Turizmin”.
https://www.facebook.com/notes/sali-berisha/dokumenti-i-klsh-se-qe-fakto...
s.z
Comments
Duhet te jepni te plote
<p>Duhet te jepni te plote raportin e Lapsi.al per kete ceshtje te bere qe ne ate kohe. Keto budalliqet e Saliut jane shume pak e shume vone. </p>
Add new comment