Qeveria e Shqipërisë lajmëron ceremoni të zgjeruar për rivarrosjen e eshtrave të Isa Boletinit më 10 qershor. 11 ditë para zgjedhjeve...

Vendimi për rivarrosur eshtrat e Isa Boletinit në Vlorë, më 10 qershor, po kthehet në në një çështje që po instrumentalizohet politikisht. Në Kosovë debati i djeshëm ishte se përzgjedhja e Vlorës bëhet se qeveria e Kosovës nuk ka këllqe ta realizojë rivarrosjen në vendlindje, në Boletin të Mitrovicës. Dhe absurdi i kësaj impotence nacional-shtetëore po transformohet me cinizëm në një shfaqje “patriotizmi”. Kështu, kryeministri i Shqipërisë deklaroi sot se vendimi është dakordësuar me qeverinë e Kosovës. Por për kryerjen e ceremonisë, qeveria shqiptare dhe ajo e Kosovës kanë menduar një shfaqje që synon të imitojë lëvizjen e Boletinit nga Kosova në Vlorë më 1912. Pra eshtrat do të ndjekin këtë itinerar. “I jam shumë mirënjohës Zv/kryeministrit dhe Minstrit të Jashtëm të Kosovës për gatishmërinë e dëshmuar në ndërmjetësmin me familjarët dhe u jam shumë mirënjohës familjarëve për mirëkuptimin e plotë dhe jam i lumtur që ky propozim u ka dhënë një lumturi të veçantë”, tha Kryeministri shqiptar. Ceremonia mbahet më 10 qershor që përkon me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, por ky angazhim në këtë nivel, nuk mund të mos na çojë në fund të fundit edhe në përfundimin, se kryeministri i Shqipërisë ka një shans për të përfituar një çikë kredibilitet nacionalisti para zgjedhjeve të 21 qershorit. Jo më kot, dje fotoja e ditës, e përzgjedhur prej tij në Facebook dhe e rimarrë nga thuajse të gjitha mediat e Kosovës, ishte ajo mes tij dhe presidentit turk, Erdogan, ku në sfod qëndronte portreti i Ismail Qemalit në Kryeministri. Një tjetër truk propagandistik ky. s.z
Comments
Me nje ndryshim te vogel: Isa
Me nje ndryshim te vogel: Isa shkonte ne Londer, me dy kobure, kurse Keshilltare prej Londre (njeri adoleshent, tjetri bashke me gruan), vijne e marrin perqindjen ne Tirane!
Po pse kerkojne ta ri-varrosin Boletinin keta, kur premtojne Rilindjen?!
E kane ngaterruar me Ismail
<p>E kane ngaterruar me Ismail Bej Vloren "pa dashje". Po Ismail Qemali ishte burre plak, dhe vishej ndryshe, dhe nuk mabnte kobure. Ky e ka emrin Isa Bej Boletini dhe jo Isa Bej Vlora. Po si nuk kaloni dot uren e Ibrit keshtu turpesh do beni ju Rilindasit ketej dhe Hashimovicet siper kufirit.</p><p>Me mire e kishit lene varrin rehat atje ku ishte ne Podgorice.</p>
Add new comment