Vuçiç mban shpresë tek vizita në SHBA, si mundësi për ndihmë nga amerikanët për anëtarësimin e Serbisë në BE

Vuçiç mban shpresë tek vizita në SHBA, si mundësi për ndihmë nga amerikanët për anëtarësimin e Serbisë në BE. Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç do të zhvillojë më 1 qershor një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njoftoi sot zyra e shtypit e shefit të qeverisë serbe. Vuçiç do të takohet me zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden si edhe me senatorë dhe kongresmenë. Në prag të vizitës, Vuçiç i deklaroi “The Wall Street Journal” se ai e shihte këtë vizitë si mundësi për të bindur autoritetet amerikane që ta ndihmonin Serbinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Add new comment