Në Tiranë kandidon Halim Kosova. PS-ja propagandon(antifushatë) dështimet e Lulzim Bashës

Partia Socialiste ka vendosur të përforcojë propagandën elekotrale në Tiranë drejt dështimit të Lulzim Bashës. Në një përpjekje të sforcuar për të injoruar kandidatin Halim Kosova, PS-ja, përmes deputetes Blerina Gjylameti, ka përsëritur sot mandatin e Lulzim Bashës. “Vetë Lulzim Basha e pranoi 3 muaj më parë se nuk e ka ende idenë sesi ta trajtojë situatën e mbetjeve në Tiranë. “Si do të zhduken plehrat në Tiranë?”, pyeste Luli në një takim me ambientalistët a thua se zgjidhjen për punët e bashkisë duhet t’ia japin qytetarët. Në 4 vjet Luli nuk bëri asnjë investim serioz, qoftë për rritjen e cilësisë së shërbimit të pastrimit të qytetit, qoftë për ngritjen e një sistemi të diferencuar mbetjesh. Përkundrazi, situata është përkeqësuar, në zonat si Qyteti i Studentit, Komuna e Parisit, zona e Unazës së re, zona e Alliasit etj.. Kudo gjenden kontenierë të dëmtuar, mbetje urbane nëpër rrugë, të cilat jo vetëm nuk e bëjnë Tiranën një qytet me standard pastërtie evropian, por rrezikojnë çdo ditë shëndetin e qytetarëve”, tha Gjylameti.
s.z
Add new comment