PD kërkon komision ndërkombëtar për reformën zgjedhore

Postuar në 25 Shtator, 2019 10:35

Me kërkesën që Damian Gjiknuri të mos jetë pjesë e Komisionit të Reformës Zgjedhore, PD bëri publik qëndrimin e saj për këtë çështje. Në tryezën e thirrur nga Rudina Hajdari, Damian Gjiknuri dhe prezenca e OSBE-së, përfaqësuesi ligjor i demokratëve Ivi Kaso e quajti ilegjitim komisionin e ngritur dhe propozoi një komision ndërkombëtar.

“Opozita e Bashkuar propozon që procesi të drejtohet nga një strukturë e përbërë nga përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë (OSBE/ODIHR, BE, SHBA, etj.), një përfaqësues i Parlamentit monopartiak dhe një përfaqësues i Opozitës së Bashkuar. Produkti i dakordësuar nga kjo strukturë, pasi i nënshtrohet konsultimit me publikun, nëpërmjet formave dhe metodave që mundësojnë marrjen e mendimit të qytetarëve, miratohet pa ndryshime”-deklaroi Kaso.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.