Vëzhgim: A mund të flitet më për koalicionin PS-LSI?

Tani që u arrit marrëveshja mes palëve në lojë, mund të evidentohen dy tre elementë.
Mundet të jetë rastësi, por kriza politike e ndërmjetësuar nga I njëjti person që shkoi në Shkup për arsye të njëjta, erdhi një ditë pasi kriza maqedonase u zgjidh. Pra një ditë pasi presidenti maqedonas mandatoi Zaevin. Këtij elementi që mund të lidhet me panoramën e përgjithshme të stabilitetit rajonal mund t’i shtohet elementi tjetër që sanksionon një farë bashkëqeverisjeje.
Marrëveshja ishte produkt i dy njerëzve dhe në këtë kuadër largimi nga kabineti ekzekutiv i Petrit Vasilit, në fakt e ka prekur apo prishur marrëveshjen e bashkëqeverisjes PS-LSI.
Kjo mund të quhet një qeveri ekskluzivisht për zgjedhjet e cila eksperimentohet në një fushë të paqëndrueshme si në planin ligjor ashtu edhe atë politik. Në marrëveshje thuhet se Presidenti dekreton datën e re të zgjedhjeve, por kjo është e drejtë kushtetuese. Në çdo rast konsiderata të këtilla janë pa vlerë në një vend që e ka me kaq shumë vlerë stabilitetin politik.
Add new comment