Basha: 18 qershori ka rënë moralisht dhe ligjërisht
Fitore të Republikës së Re e quajti Lulzim Basha tërheqjen e kryeministrit nga zgjedhjet në Kavajë. Sipas tij “18 qershori ka rënë politikisht, moralisht dhe ligjërisht” dhe kësijoj ultimatumet për afate përtej të cilave Rama nuk do të jetë i disponueshëm nuk vlejnë.
“E vërteta do të ishte e paplotë, pa konstatuar se Edi Rama kishte të drejtë ku, përveç frikës së refuzimit dhe përballjes me qytetarinë kavajase dhe me mbarë shqiptarët ditën e dielë, shprehu edhe frikën e destabilizimit. Por Edi Rama e di, unë e di, partnerët tanë e dinë, kavajasit se bandat që po bëheshin gati të lanin hesapet me njëri-tjetrin në Kavajë i përkasin një dhe vetëm një krahu politik, rilindjes së inkriminuar dhe krimit të rilindur” theksoi Basha. Kryetari i PD-së lajmëroi një protestë të madhe javën e ardhshme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Vendimi i kryeministrit për të tërhequr kandidatin e Partisë Socialiste për zgjedhjet në Kavajë e ka përshëndetur i pari Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i cili e sheh shtyrjen këtë si një mundësi për të vijuar dialogun politik mes palëve për gjetjen një zgjidhje kompromisi të krizës politike në vend.
Eddhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë mbështet thirrjen e Kryeministrit për shtyrjen e zgjedhjeve ne Kavaje dhe nxit vazhdimin e dialogut pasi sipas saj koha përpara zgjedhjeve të 18 qershorit është e kufizuar. Ish-kryeministri Sali Berisha e quan fitore të revolucionit demokratik, ndërsa kryetari i LSI-së, Petrit Vasili thote se shtyrja e zgjedhjeve në Kavajë i shërben çtensionimit të situatës. Ka reaguar edhe Kryetari i partisë Libra Ben Blushi, sipas të cilitt ërheqja e kandidatit të Partisë Socialiste ishte një tërhiqje nga frika dhe jo nga detyrimi për marrëveshje.
Add new comment