Ndërmjetësim për pajtim me Ramën apo rikthim nga dera e pasme? Ruçi: Nuk është lajm që takova Tom Doshin, mund të pij kafe edhe me Sali Berishën

Postuar në 15 Korrik, 2015 02:20

A po rikthehet Tom Doshi në grupin parlamentar socialist? Koha dhe mënyra sesi kjo mund të ndodhë është një prej hamendësimeve pas takimit të djeshëm  që ai pati me Gramoz Ruçin, I njohur si një nga njerëzit më të afërt të Edi Ramës. Gjithsesi të dy nuk kanë pranuar të bëjnë publike detajet e bisedës dhe qëllimin e takimit. Për kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi  takimi një ditë më parë me deputetin Tom Doshi nuk ka pse të përbëjë lajm për mediat. Për Gazetën Shqiptare ai ka thënë se: “Nuk duhet të përbëjë lajm kur dy qytetarë të lirë të një vendi pijnë kafe, një ujë apo një çaj me njëri-tjetrin. Unë mund të pi kafe edhe me Sali Berishën”. Edhe për Tom Doshin kafja me Gramoz Ruçin ishte informale dhe në kuadër të miqësisë 10-vjeçare mes tyre. “Bisedat mes dy deputetëve nuk mund të bëhen publike, ishte kafe normale. Unë kam takuar një deputet me të cilin kam 10 vite në një grup me të. Unë jam deputet i PS nuk kam ndërruar parti. Jam deputet prej tri mandatesh dhe herën e parë kur jam zgjedhur deputet, kryetar I PS ishte Fatos Nano”. A do të rikthehet apo jo Tom Doshi në mbledhjet e grupit parlamentar socialist? Barra e kontratës duket se është një çështje që do ta rivlerësojë Edi Rama me ndihmën edhe të Gramoz Ruçit…

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.