Vetëm 2 minuta e 30 sekonda nga fundi i botës
Ora e Apokalipsit, një objekt simbolik i krijuar nga shkencëtarët në Çikago, tregon ekspozimin e botës ndaj shkatërrimit. Shkencëtarët e “kurdisin” atë në referencë me Mesnatën që përfaqëson fundin dhe sa më afër orës 12 të jetë akrepi, aq më shumë mendohet se bota është në prag katastrfofe. Me 2 minuta e 30 sekonda që është vënë këto ditë, Ora e fundit të botës paralajmëron një situatë më të rrezikshme se çdo situatë tjetër në 64 vitet e fundit. Arsyeja: armët bërthamore, ndryshimet klimaterike dhe zgjedhja e Donald Trump. Hera e fundit ku akrepat ishin ka afër mesnatës ishte në vitin 1953 kur nisi gara e armatimeve bërthamore mes SHBA dhe Bashkimit Sovjetik.
Add new comment