Kosova, pjesë e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake rajonale

Kosova bëhet pjesë e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake në kuadër të nismës “SHBA-Karta e Adriatikut 5”. Kështu, njoftohet se një kontingjent ushtarësh të Forcës së Sigurisë së Kosovës do të marrë pjesë në stërvitjen simulative “Reagimi i Përbashkët 15”, që zhvillohet në Shqipëri. Në këtë event marrin pjesë kontingjente të ushtrive nga shtetet e rajonit si Bullgaria, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, si dhe vende të NATO-s. Në kuadër të stërvitjes, në Kosovë është krijuar Qendra Operative Emergjente.
k.f
Add new comment