Për të qarë e për të qeshur: Tender i heshtur për zgjerimin e autostradës TR-DR, pasi u shtrua me asfalt dhe u mbollën palma...

Postuar në 24 Qershor, 2015 15:47

Do ishte për gallatë, nëse lajmi në vetvete, përderisa përmban shpenzime të njëpasnjëshme të buxhetit dhe pengime të pareshtura qarkullimi për qytetarët, nuk do ishte në fakt i trishtueshëm. Siç njofton shqiptarja.com, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka zhvilluar tenderin ku fituesi është shpallur pa bujë (Kompania italiane “SPEA INGEGNERIA EUROPEA S.P.A”) për studim–projektim zgjerimi të Superstradës Tiranë–Durrës. Fondi limit 1.7 milionë euro.

Është fjala për autostradën në të cilën prej muaj hiqen e vihen palma, vendosen topa betoni kufizues, shtrohet asfalt dhe kufizohen korsitë e kalimit sa herë kryhen punime. Dhe ku vozitësit e makinave po ankohen në kor për limitimin e shpejtësisë me 60km në orë, si në një rrugë dytësore fshati. Çfarë do ndodhë me palmat? Do shtyhen më tej, do hiqen fare? Apo do t’i kthehen shitësit duke i kërkuar mbrapsht paratë?

a.j

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.