Kundër grushtit të shtetit dhe diktaturës (foto)
"Kundër grushtit të shtetit, por edhe kundër diktaturës". Me këtë parullë mijëra turq dolën në sheshin Taksim të Stambollit, për të shprehur kundërshtinë ndaj tentativës për grusht shtetit, por edhe për të kontestuar mënyrën sesi Erdogan reagoi në kundërpërgjigje të "puçistëve", duke kryer arrestime dhe shkarkime në grup në radhët e ushtrisë, drejtësisë dhe arsimtarëve.
Tubimi ishte një nismë e Partisë Popullore Republikane, të cilës iu bashkua edhe Partia për Drejtësi dhe Zhvillim në pushtet.
Bashkë me flamujt e kuq që pushtuan qendrën e Stambollit, protestuesit mbanin në duar edhe fotografi të Mustafa Qemal Ataturkut.
"Mbështesim republikën dhe demokracinë, jo grushtit të shtetit, po demokracisë" ishin disa nga thirrjet në tubim"
Add new comment