Liderë të djathtë e të majtë, të bashkuar nga… reçipetat

Postuar në 25 Korrik, 2013 04:28

Ronald Regan dhe Fidel Castro janë udhëheqësit politikë të krahëve të ndryshme që janë “bashkuar” për një reklamë reçipetash. 

Firma braziliane e të brendshmeve ‘Hope’ ka nxjerrë në treg një linjë të re nën sloganin “E djathta dhe e majta, të bashkuara”.

Në postera duket edhe e djathta Margaret Thatcher së bashku me të majtin Che Guevara të vizatuar në gjoksin e një modeleje.Në një imazh tjetër shihet ish-presidenti amerikan George Bush së bashku me ish-presidentin e Venezuelës Hugo Chavez.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.