Mesazh në kodin Mors për nëndetëset ruse: “This way if you are gay”

Shoqëria Suedeze për Ndërmjetësim dhe Paqe ka menduar një zgjidhje origjinale për të përballuar presionin ushtarak rus. Meqenëse në Suedi po diskutohet rritje e buxhetit ushtarak me 1.9 mld dollarë, për shkak të incidenteve të fundvitit të shkuar, ku mendohet se nëndetëse ruse kanë hyrë në ujërat e këtij vendi, atëherë edhe kjo shoqëri propozon një ide pa kosto. Përfaqësues të saj kanë lëshuar një neon në vendin ku është pikasur nëndetësja, ku paraqitet një marinar me mbathje dhe përmes kodit Mors jepen mesazhe të tilla: Këtej ju lutem, nëse jeni gay. Mirëseerdhët në Suedi. Gay që më 1944(viti i legalizimit). Shoqëria fton kështu edhe qeverinë që të mendoj ëpër mënyra më kreative për mbrojtjen sesa ato ushtarake.
http://www.washingtonpost.com/blogs/worldviews/wp/2015/05/12/swedens-new...