Një shkrim në “Los Angeles Times” që justifikon shqetësimin në Tiranë

Në gazetën amerikane ‘Los Angeles Times’ ishte publikuar dje një shkrim mbi çështjen e armëve kimike. Ishte një shkrim i thjeshtë në stil raportues, por që jepte informacion më shumë se sa ka dhënë mass-media jonë e belbët (ngaqë ka qenë qeveria e belbët).
“Armë kimike siriane (saktësisht: gas sarin, gas VX dhe gas mustard) janë një siklet për amerikanët në ditët e sotme, por ja, një komb i panjohur (“one obscure nation”) është bërë i gjallë për t’i nxjerrë nga ky siklet”, thuhet pak a shumë nga autori i shkrimit. Dhe ky vend ‘obscure’ nuk di të bëjë gjë tjetër, veçse t’i thotë ‘po’ mikut të madh amerikan. Prandaj u pranuan fët e fët të burgosurit uigurë të Guantanamos, dhe nja 200 iranianë (muxhahedinë), të cilët nuk i kanë mirë punët me regjimin e Teheranit.
Po pse në Shqipëri, vallë? Gazetari amerikan nuk na e thotë këtë gjë, por na bën me dije se nuk ka të tjerë që të bien dakord për t’i asgjësuar armë të tilla në territorin e tyre. Nuk i pranojnë për shkak të rezistencës lokale, dhe për shkak se ky proces është një kokëçarje në planin mjedisor dhe atë të sigurisë (procesi i çmontimit është i gjatë në kohë, dhe prandaj armët dhe gasi i rrezikshëm do të rrinë të magazinuara diku, gjë që paraqet një problem sigurie). Norvegjia, fjala vjen, paska thënë jo. Të tjerët, po kështu. Dhe në këto rrethana është Shqipëria që pranon ta marrë në shqyrtim si çështje.
Siç shihet, ka gjëra që ne shqiptarët duhet t’i dimë. Duhet të na i thonë. Duhet së pari të na thonë se pse duhet të dalë “vullnetare” veç Shqipëria në këtë histori, e pse të tjerët nuk e marrin përsipër këtë proces. Bën vaki që ne protestuesit ia fusim kot, por edhe ata që s’e kanë për gjë t’i denoncojnë protestat e të marrin më mbojtje nderin e nëpërkëmbur amerikan (njëri syresh është Bardhyl Ukcama, që dje, me anë të një shkrimi të publikuar online, i përqeshte “protestat laramane prej dhjetra vetësh” në Tiranë), bëjnë mirë të ngrejnë ndonjë pikëpyetje para se t’i japin mbështetje qeverisë sonë në këtë mes. Sepse ndonjë pikëpyetje edhe ekziston. Madje, më shumë se një.
Dita
Comments
Ka nje zgjidhje shume te
<p>Ka nje zgjidhje shume te thjeshte per kete qe i heq Rames sikletin per te marre vendime te veshtira: Qeveria te publikoje planin e detajuar te shkaterrimit te armeve kimike ku perfshihen sasia, vendi, burimet njerezore e teknologjike qe nevojiten, rreziqet qe duhet te merren parasysh, pasojat afatgjata ne ambjent dhe ne imazh. Pasi te jete publikuar e gjithe kjo, çeshtja te hidhet ne referendum. Po e miratoi populli, le te behet, po nuk e miratoi, Rama nuk rrezikon asgje ne raportet me aleatet, sepse do te thote qe une e kisha vullnetin, por populli nuk me lejon. Por me sa e perceptoj une, Rama e ka marre tashme vendimin, s'ka nderment te pyese askend e te beje ne koke te vet. Pyes veten nese Kryeministri yne i pernderuar e i gjithe dijshem ka menduar te ndryshoje programin qe u'a serviri shqiptareve para zgjedhjeve; atebote, me sa mbaj mend, i meshohej shume mbeshtetjes se ekonomise ne bujqesi e turizem. Me aq sa kuptoj une, importi i gazit sarin e mustarde nuk shkon edhe aq me zhvillimin e bujqesise bio dhe as me shendrrimin e Shqiperise ne destinacion te lakmuar turistik. Pra do te na duhet ta orientojme ekonomine tone ne drejtime alternative: Import plehrash, çmontim armesh konvencionale, perpunim gazi sarin e mustarde. Mbase vetem keshtu mund te realizohet objektivi i premtuar i Rames per hapjen e 300 000 vendeve te reja te punes..</p>
Shume me vend komenti Juaj.
<p>Shume me vend komenti Juaj. Pajtohem teresisht</p>
Add new comment