Një testim i rëndësishëm para ardhjes në pushtet

Postuar në 23 Tetor, 2012 17:24
Leart Kola

Edi Rama, pas disa vitesh eksperimentim me forma të ndryshme organizative, duket se është kthyer në atë më klasiken:  organizim në çdo qytet e në çdo lagje, duke u zhvendosur kësisoj nga një parti elektorale e cila ka funksion vetëm zgjedhor, në një komunitet politik kapilar, i cili jo vetëm prek çdo qelizë të vendit por edhe e organizon atë politikisht gjithashtu. Kjo mënyrë i krijon jo vetëm frymëmarrjen e duhur një partie që pas një viti do jetë në krye të punëve të vendit, por mbi të gjitha aktivizon çdo qelizë të saj: cilido anëtar është një organizator dhe anasjelltas.

Strategjia e prezantuar nga socialistet në asamblenë e të premtes është më shumë se organizim partiak: e bën thyerjen në realitet në dy dimensione shumë të rëndësishme. Së pari, programi “Për një Rilindje Shqiptare” -(shenjon një nga momentet e vetme serioze të majta të një partie të majtë gjatë këtyre 22 viteve pluralizem) - nuk do të shkojë tek shqiptarët nëpërmjet zërit të spikerave në lajme apo spoteve televizive, por nëpërmjet zërit të.. fqinjit përballë. Kjo formë që e transformon qytetarin në një agjent të ndryshimit, ne gjykimin tim është një hap shumë i rëndësishëm për PS, sepse i jep anëtarit armën e dijes dhe përfshirjes, duke e bërë atë jo vetëm kontribues në ndërtimin e programit politik të partisë, por mbi të gjitha mbartës të saj. Nesër, me ardhjen e socialistëve në pushtet ka për të qënë shumë e vështirë për “borgjezinë” e partisë devijimi nga rruga e këtij programi, si pasojë e presionit që do vijë nga poshtë, në rradhë të parë nga vetë antarësia e partisë.
Dimensioni i dytë që kontribuon në shoqëri kjo strategji e re është zhvendosja për herë të parë në historinë e Shqipërisë nga varësia e medias. Raporti pervers që ka ekzistuar këto vite ku politikani prodhon median e media më pas prodhon politikanin, duke e lënë popullin jashtë këtij ekuacioni, tronditet kësaj here. Patjetër që jo vetëm me dëshirën e socialistëve, por mbi të gjitha me represionin e ri që po ushtrohet nga S.B. në çdo medium, kushtet e reja pra na kthejnë dhe një herë te organizimi klasik, duke e zbehur kësisoj mjetin e propagandës masive. Ky veprim në një  mënyrë ua kthen partive atë që e kanë në emrin e regjistrimit në gjykatë, por jo në përditshmërinë e punës së tyre: “politikën”.
Përdorimi vetëm i mediumeve për të komunikuar politikisht me shqiptarët e transformon politikën në një fetish, në një zgjedhje si mes Fantës dhe Koka-Kolës, duke e njëhsuar në një  mënyrë politikën me mallin, si para- kusht për të ekzistuar në kapitalizëm.
Kjo tërheqje nga varësia mediatike e një partie e cila pas më pak se një viti do jetë në pushtet është një shpresë për një reformim, siç po ndodh me subjektet politike, edhe në ato mediatike të cilat aq shumë e kanë privatizuar misionin e tyre publik, sa kanë humbur tërësisht në pyllin e errët të interesave aspak legjitime të pushtetarëve të sotëm. E si të tilla vërtet janë pushtet i katërt, por pas Ushtrisë, Policisë dhe SHISH-it,duke u bërë kështu vetëm një zgjatje e aparatit shtetëror të dhunës.
Kthimi në metodën klasike të organizimit është në të njejtën kohë dhe një hap i rëndësishëm drejt modernizimit. Sot partitë politike moderne nuk vegjetojnë nën trysnine historike të kohës, por i japin kohës dinamiken e ideve të tyre. Berisha e ka pësuar kohën jo vetëm në kontekstin biologjik,por mbi të gjitha në atë historik. Ai nuk ka as fuqinë e as dijen për t'i folur të ardhmes, për këtë arsye të vetmet referenca që zotëron janë ato të së shkuarës. I rrethuar nga servilë patologjikë në media e në grupin e tij parlamentar, ai e ka humbur tërësisht raportin me kohën dhe me popullin që duhet të drejtojë. Një plak moralizues që nuk propozon asgjë, tamam si ata që rrinë te pragu i derës e skërmojnë nën dhëmbë kundra rinisë që nuk e kanë më, e për këtë arsye e urrejnë.
PS duket që ka kuptuar momentin e saj historik, i cili nuk është vetëm të jetë një alternativë në letrën zgjedhore, por një zgjidhëse e situatës së rëndë krijuar këto vite të një berishizmi absolut, e çlirimit të energjisë popullore, përkundrejt humbjes totale të shpresës.
Muajt në vazhdim do jenë një testim shumë i rëndësishëm për partinë më të madhe në vend, për këtë përgjegjësi që ka marë para disa ditësh në prezantimin e strategjisë, e gjithashtu dhe për Edi Ramën, i cili ka marrë përsipër të bëjë të mundur këtë strategji në vetë të parë, si përmbyllje e aktit të fundit të kesaj drame politike të dekadave të fundit.

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

Do te debatoja me artikullshkruesin ne lidhje me disa teza te tij ne kete shkrim:

1.Ne ç'menyre na ndikoka dalja dere-me-dere ne mosdevijimin e programit prej "borgjezise" se partise? Si mundet te ndikojne, bie fjala, tregtaret e Tregut Cam, qe premtimi i Rames per te hequr taksen e biznesit te vogel( premtim populist ky qe ne kendveshtrimin e cdo eksperti te fushes, eshte nje çmenduri), te mos shendrrohet ne nje rrene te madhe pas zgjedhjeve? Une them se s'kane asnje menyre! "Borgjezia" e partise e ka sot Ramen ne dore, dhe do ta kete edhe neser nese ai fiton zgjedhjet, dhe varet vetem nga vullneti i oligarkeve qe ka importuar ne parti, cilat premtime do mbahen dhe cilat jo.

2.Ne shkrim flisni me nje siguri matematikore per fitoren e PS ne 2013. Mbi ç'baza keni arritur ne kete perfundim, ne mos qofte nen parimin " sivjet do behen dardha se me hahen mua"? Rama e ka te veshtire te fitoje perballe Berishes, sepse atij i mungon ne radhe te pare FRYMA. Nuk mundet te fitosh kunder se keqes, pa u distancuar qarte nga ajo, pa u dalluar qarte prej saj. Fakti qe Rama here pas here ka konsumuar ndonje kurveri jo te vogel politike, siç ish darka ne Lalez, e ka kompromentuar ate dhe arsyet perse ne 2013 duhet te kete rotacion politik, ne mos per hir te pleqerise se Berishes. Prandaj une do isha me pak kategorik ne parashikimet e fitores se Rames..

Submitted by Albi (not verified) on

mjafton te lexoni komentet te TemA per te pare se ca mendojne dhe militante te thekur socialiste per shkrime servile si puna e ketij.

Po mire o Leart, nqs PS-ja u kthye ne shtepi pas 7 vjetesh kush e largoi prej aty? Mbajti pergjegjesi dikush per kete?

Submitted by Harilla (not verified) on

Besimi në fitore, apo auto-sugjestionimi për fitore, nuk është hiç gjë e keqe.

Gjithë halli është se kredibiliteti i PS është humbur pa kthim, jo thjesht dhe vetëm prej faktit se në thelb PS ndan të njëjtat valenca me PD; tek e fundit ky është një realitet prej kohësh tashmë i pandryshueshëm, i cili nuk ka penguar më parë rotacionin, qoftë në zgjedhjet parlamentare e qoftë në ato vendore.

Kredibiliteti është humbur kryesisht prej aksioneve politikisht sharlatane, krejt të painformuara e sidomos të paqëlluara ndërmarrë prej PS gjatë gjithë 8-vjeçarit opozitar.

Mjerisht, tashmë nuk bëhet më fjalë për perceptim, por për bindje se PS është e paaftë të ndërmarrë një aksion politik, pavarësisht sinqeritetit që përjeton për të, e ta shpjerë betejën deri në fund.

Është ky dështim i plotë politik në çdo ndërmmarje të saj që frymëzon besimin më të plotë se PS është krejt e paaftë të qeverisë, besim i cili ndahet unanimisht si në popull ashtu edhe nga partnerët e famshëm ndërkombëtarë.

Në instanca të caktuara të PS ky realitet është kuptuar mirë. Këto instanca duheshin dëgjuar me kohë; sot është shumë vonë, mjerisht.

Submitted by hapi (not verified) on

Në parim jam komplet dakort me këtë mënyrë organizimi sepse është një mëmetodë që ka dhënë fryte atje ku është aplikuar tamam.( nga përvoja personale).
Por është një metodë që kërkon një angazhim të madh e një përgatitje terreni disa mujore e sidomos kuadro të disiplinuar e të aftë si nga ana polotike e parimore po ashtu dhe organizative. Nuk është kurrë vonë por jam skeptik përsa i përket përgatitjes së kuadrove të PS së për të organizuar diçka të tillë.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.