Apatia, prelud i diktaturës

Postuar në 04 Nëntor, 2012 13:11
Bilal Kola

Nisur nga emotivja dhe solidariteti njerëzor, pafundësisht do të kisha dëshiruar dhe uruar që Liraku të ishte një “hero i vogël dhe i padukshëm” që mllefin ndaj pabesisë dhe padrejtësisë së qeverisë ta vetë-kufizonte vetëm në marrjen mbrapsht të asaj që besimplote i dha – votën e tij. Si një mortal i zakontë, pambarimisht do t’i kisha bërë thirrje Lirakut të vetë-kufizohej vetëm në shtrëngim dhëmbësh ndaj lumit të fyerjeve dhe denigrimit mesjetar të qeverisë shqiptare të fundvitit 2012 të cilat e njësojnë këtë të fundit me pushtetet e errëta arkaike të para 500 vjetëve ku iluministët digjeshin nëpër turra drunjsh. Ndërsa Liraku, luftëtari i lirisë, i masakruar dhe denigruar nga qeveritë dhe ndoshta i lodhur nga letargjia e shoqërisë kreu sublimen…, ndoshta për të provuar se ai dhe bashkëvuajtësit e tij kurrë nuk kanë kërkuar lëmoshë karnale, por vetëm drejtësi për lirinë që padrejtësisht iu privua nga rregjimi komunist dhe për kauzën që tinzarisht iu vodh nga pushteti autokratik.

Përkundër kthjelltësisë sublime të Lirakut, shoqëria jonë e lodhur dhe apatike nga keq-qeverisjet, paradoksalisht rezulton pre e demagogjisë diabolike të dasive në shqiptarë të “djathtë” e të “majtë” të stisur dhe vajisur pikësëpari bash nga personi i cili karrierën politike e filloi në partinë e ekstremit të majtë që korri atë që mbolli – rregjimin komunist më gjakatar në Europën Lindore si rezultat i përbindshit të luftës së klasave, dhe tashmë e vijon karrierën e tij në një sistem autokratik të esktremit të djathtë (i djathtë jo për vijueshmërinë stoike në mos-respektimin e së drejtës së pronës private – shihni ish-pronarët a mungesës së konkurrencës së ndershme, por për krijimin e monopoleve private në funksion të pushtetit privat) e cila si moto të saj ka mos dëgjimin e halleve të shtetasve të saj (të cilët për koincidence cinike deri dje i ka patur në shumicë dërrmuese kontigjent vote) e aq më pak dialogimin me ta për zgjidhjen e halleve të tyre, por në vend të dialogut zgjodhi gjuhën e vjetër të rregjimit të vjetër diktatorial duke na ri-kujtuar aksiomën gjeometrike që - ektremet përputhen.

Sot cilido shqiptar, që nuk është pre i nevojave karnale e për pasojë vërtitet rreth kërbacit a kulacit (bukës a privilegjeve) të qeverisë, e ka katërcipërsiht të qartë që nuk e ka komoditetin e të gjykuarit si p.sh. gjermanët, francezët ose anglezët, të cilët e kanë realisht luksin të jenë të djathtë a te majtë. Sot shqiptarët zgjedhjen e kanë bazike: të rrinë “urtë” dhe të lejojnë kristalizimin e autokracisë alla Lukoshenko – e cila për definicion denigron shumicën në funksion të privilegjimit të pakicës; apo të thyejnë “tabunë” e dasive të stisur prej demagogjisë perverse dhe të vendosen në bllok për rikthimin e demokracisë dhe ri-përtëritjen e shoqërisë. Cilido individi a grup interesi që nuk është pjesë e familjes së autokracisë dhe që di sjelljen e pushtetit autokrat kundrejt grupeve të caktuara shoqërore si p.sh. ish të përndjekurve, ish-pronarëve, invalidëve, sindikalistëve, etj, për analogji konstektuale do t’i kujtoja një pasazh zjarri të një proverbi që fatkeqësisht na përkufizon mirë ne shqiptarët: “një dritëshkurtri i thanë se po i digjej fshati. Ai u shpreh – larg mëhallës sime; kur i thanë se po i digjej mëhalla, ai u shpreh – larg shtepisë sime; kur i thanë se po i digjej shtëpia ai tha – larg vetes sime”.

Ka ardhur koha që shqiptarët në këtë shekull historik për ta ose të pranojne disfatën dhe individualisht të largohen duke lënë fshatin të digjet ose të gjithë së bashku t’i kundërvihen flakëve për të shpëtuar fshatin dhe të ardhmen e tyre. Liraku, një burrë i thjeshtë dhe i stërvuajtur, i shkrumbuar nga komunizmi dhe i denigruar nga autokracia, i vuri me koshiencë flakën vetes për të parandaluar qoftë dhe me subkoshiencën e tij djegien e fshatit. Thonë se aty ku apatia është mbjellur në masë, dikush me sublimitetin e tij tenton ta rizgjojë masën. Liraku është një hero i madh dhe i pavdekshëm! Ai e ngriti stekën e protestës së tij ndaj padrejtësisë së qeverisë aq lart saqë ne mortalëve të zakonshëm, domosdoshmërisht të na vërë në sedër për të qene në unison mendimi dhe veprimi thjesht “heronj të vegjël dhe të padukshëm”….

Comments

Submitted by MACUKLLANI (not verified) on

E turpërove emrin e gjyshit që ti mban që kur pranove  ofretën e edi ramës për të kandituar për avokat i popullit.

Submitted by f d (not verified) on

Faren e apatise e mbolli politika kurse ne e prashitem, pleheruam e vaditem dhe i hame frutat e saj ne skutat e zhguallet tona , plote e perplote shporta me mefshtesi, moskokecarje, plogeshti, mpitesi, indiferentizem, ftohtesi, pandjesi, limonti, qetesi...pagjak . Le ta gezoje 'obezitetin' tani si politika dhe shoqeria civile e ashtuquajtur...

Dhimbje per Lirakun...

Vendi po shkaterrohet nga indiferentizmi... ( po c'me duhet mua xhanem ?!)

Submitted by nurseni (not verified) on

Kurt kola vodhi sa deshi tni del i biri dhe ben teori. Kur ishte koha Kuti e perkrahu Salen, Sepse i dha drejtimin e Qendres te perndjekurve. Doli dhe ke fiksi  ku la nam duke marre. lek. Sali Berisha i shfrytezoi kur ja kishte nevojen dhe keta e pranuan ate. Tani befas bejne intelektualin.

Pse nuk vajti Kurti me te birin ke cadra. Pse nuk hyne ne greve, Pse nuk i vune zjarrin vetes. Kjo sepse keta e kane ate qe ju duhet. Tani duan politiken qe minimalisht te mbrohen.

Lirak Bejko bashke me Gjergj NDrecen dhe te tjeret qe ishin ne greve jane shembulli i njerezve te cilet perballen me gjera qe jane edhe jashte interesit te tyre. Prandaj dhe ata duhet t ejene ndergjegjia e vendit dhe jo pazarxhinjte.

Submitted by I burgosuni politik (not verified) on

Or Nursez! Ti duhet me dit qe je gja e trash me ba diversion midis te persekutuemve politik. Merr leje tek Pacienti dhe na thuj cfar mendon per artikullin. Sa per Kurt Kolen une dhe te gjith te burgosunit politik e dime qe kam mbajt nji qendrim burrnor ne burg dhe jasht tij. Sa per makinacionet e te fiksumit Pacient duhet me dit qe jo vetem qe Kurt Kola asht zgjedh prej te burgosunve politik si kryetar shoqate por Pacienti e ka luftue perher se Z. Kola nuk ka ba marrveshje me ta ne kurriz te interesave te burgosunve politik. Baj t'fala Pacientit dhe thuj qe s'ka kure qe i ban derman. Hajt tash tek vatha.

Submitted by Fatmiri (not verified) on

Une qe po shkruaj i perkas shtreses se te persekutuarve politike. Me vjen shume keq qe ne vend te nje zeri unik kunder formave diktatoriale te pushtetit aktual, kemi fatkeqesisht percarje ne rradhet tona, qe do te thote ne vend qe te ngrihemi kunder vjedhjes mafioze ne perfitim te familjes Berisha e klaneve tim, por merremi me nje njeri qe ne fund te fundit ka qene nje drejtor instituti dhe ka 10 vjet qe eshte larguar. Ndersa per te birin e Kurt Koles ne vend qe te krenohemi si te perndjekur per intelektualizmin e tij, shkollimin, performancen e tij ne media, qofte edhe si profesionist ne fushen juridike, xhelozoheni???!!! Turp t'ju vije! Po imitoni periudhen e diktatures demagogjike, qe shanim ata qe dilnin kunder Enverit, ndersa tani luftoni njerez qe po kontribuojne per mbrojtjen e demokracise. Me vjen keq per njerezit mjerane qe nuk shikojne hallet e tyre ekonomike e sociale, dhe nuk shikojne nga u vjen e keqja por "qajne nate e dite" se mos u iken Sekretari i tyre i shtrenjte i Partise. Une e njoh ne marredhenie pune Bilal Kolen dhe me vjen shume ndot qe duan te hedhin balte duke u kapur andej-ketej per te njollosur te ardhmen e tij. I uroj me sinqeritet Bilal Koles te ece perpara se vertet e meriton!!!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.