Familja kryesore e Shqipërisë, simbolika dhe qëndrimet

As historia e as legjendat nuk lindin kurrë rastësisht. E pamundur do të ishte që ato të bashkohen rreth një subjekti, nëse ai nuk do të ishte i denjë për to. Tek familja Gjomarkaj, ku mbaron historia fillon legjenda, e sapo mjegulla e kësaj të fundit davaritet, shfaqet fakti, personazhi dhe bëma. Duhet të kesh këllqe të forta të matesh, t'i ndikosh, të bëhesh subjekt i tyre, t'i dominosh apo edhe t'i tejkalosh pertej pritshmerive sepse ato, nëse nuk të gjykojnë të denjë për to, të leshojnë dore, dhe harresa e detraktimi të zënë shpejt.
Me Gjomarkajt kështu nuk ndodhi, dhe ata lanë pas modelin, i cili mbetet veçse të admirohet në pamundesi për t'u ndjekur. Ata, domethënë, Gjo Marku, Lleshi i Zi, Bibë Doda, Preng Bibë Doda, Gjon Markagjoni, Mark e Llesh Gjomarkaj, etj., vertetë nuk janë më në Orosh në kullat e tyre shekullore të djegura nga “opinga”, por janë kudo e kurdo në historinë e Shqiperisë, sipas ligjësish universale të sanksionuara që nga Herodoti e kendej.
Pak ditë më parë u percoll në banesën e fundit Dedë Gjomarkaj, pinjolli i fundit i kapidanit Gjon Markagjoni, dhe kjo ngjarje u bë shkas për këtë reflektim, i cili nuk synon të zgjedhë çështjen nëse Gjomarkajt janë pasardhes të Dukagjinëve apo të ardhur nga Peja në Orosh të Mirditës për t'u bërë prijës të një krahine të madhe në agun e kohes së re, as të ankohet për fatin e 147 burrave, grave e femijë të burgosur, të internuar, të varur e të pushkatuar nga komunizmi, sepse është simbolika ajo e cila më intereson më tepër.
Deda, historia e të cilit e konsumoi të gjithë fatin e kësaj dinastie që mbiemrin e kishte më të rëndësishëm se jetën, siç do të shprehej njëri prej tyre në burgun e Burrelit, nuk do të nderohej po të shkeputej veç.
Qysh kur mesjeta jonë ngre siparin e lavdisë së Kastriotit duke shenuar ndryshimin e gjendjes nga qendresë në nënshtrim të dhimbshem, dhe otomanizmi mbeshtjellur si çallmë për pesë shekuj rri mbi kokat e shqiptarve duke iu kercenuar identitetin, ndaluar gjuhen, nderruar fenë e shumë çka tjetër, vetëm një zonë, një komunitet dhe një familje më shumë se kushdo tjetër e ndalin kohen në kapercyellin e shuarjes së fisnikëve arber. Mirdita, mirditoret dhe familja Gjomarkaj, një trini sa religjioze aq edhe pagane, a diçka mes të dyjave, e bënë këtë.
Aty Arberia mbeti e rrudhur, e strukur mes malesh, arberit mbeten arber, princerit mbeten princer, abacitë abaci. Jetë të veshtirë patën në shumëcka paguan çmim, por a nuk është konservatorizmi dhe jo nomadizmi doktrina e identitetit klasik europian!? Krahu franceskan i Rilindjes kombetare nuk duhej të shkonte larg, aty gjeti lënden e parë për të lidhur fillin e keputur, “lekët” si masë popullore dhe prijësin “Preng Bib Dodën prej Mirdite që shkelqen porsi hyll drite” e atyre me po aq zell u bashkohej edhe beu mendjehollë i Konices, Faiku në faqet e Albanisë, i cili vlerësimet nuk i leshonte kot së koti, i dukeshin shqiptarë të vertetë e nuk e luante topi kur ai shquhej në bërje listash patriotizmi e shqiptarie.
Po ashtu në ato vise ku mungonte sherbeti, hallva dhe kadastra “cilivizuese” e mes atyre burrave veshur me tirqe e grave me të zeza që ënda ua kishte të thonin se atë ngjyrë e mbanin si shenjë zie për Gjergjin e madh, mblodhen dhe normuan Kanunin e “Lek Dukagjinit” si autenticitet kombetar dhe provë vetëqeverimi në pragun e shtetformimit, kur trashegim kishim vetëm sheriatin dhe kadiun. Gjomarkajt ishin shtepia e pare, sipas ketij kanuni, në themel të secilit rrinte liria absolute e individit, ndoshta edhe prej gjakut të perbashket me Lekën që u rridhte dejeve. Kryengritjet kryesore që nga viti 1492, 1570 atje u fermentuan atje e prej tyre për të mberritur tek kongresi i Berlinit, ku vetëm Mirdites dhe princit të saj i njihej autonomia si peng nderimi për qëndresën antiotomane dhe ndonjë tjetër afinitet.
Po ashtu sinjali se procesi i pavarësisë ka filluar, nga prifti që do bëhej abat dhe princi gjeneral u dha për të vazhduar me mbeshtetjen e pakursyer ndaj Vidit europian, dhe konsolidimit të shtetit. Sherbimi i tyre i fundit e moralisht më i vyeri është rezistenca e vetdijshme dhe heroike ndaj diktatures komuniste, e para dhe më konseguentja në krejt lindjen europiane.
Nuk mund të ketë demokraci të vertetë në Shqipëri persa kohe Mark e Llesh Gjomarkaj, udheheqësit e kësaj kryengritjeje nuk nderohen si deshmorë të lirisë dhe dinjitetit njerëzor dhe në shkolla nuk u thuhet femijëve tanë se kur të gjithë hymë në shtrungën e një tirani oriental, ata zgjodhen vetmohimin e ndergjegjshem duke sfiduar tendencën e historisë. Ata provuan se heroizmi dhe moderniteti nuk janë armiq të njëri tjetrit, por edhe që pas tyre u tret e u mpak së tejmi.
Këtu saga mbaron. Atë që nuk e bënë dot otomanet e bënë vetë shqiptaret. Kalvari i njohur tashmë produkt i frustimeve humane, politike dhe kulturore të lidershipit komunist nuk perjashton asnjë që mban këtë mbiemër. Tek lufta e klasave dhe ndarja veri –jug, pushtetaret e rinj gjetën lubrifikantin e sistemit të tyre. Simboli i vazhdimësisë, i pushtetit tradicional të një krahinë te vetëqeverisur, të familjes më perfaqësuese të Veriut, ishin Gjomarkajt, perjashto periudhen e Mbretit Zog, ndonëse me legjitimitet dhe autoritet historik shumë më të fortë se familja e Mbretit.
Mirditoret nopranë e nihilistë, nostalgjikë e krenarë tek nuk ve, paragjykues e gjykues të skajshem, gjaknxehtë e të shtruar paq nga Kanuni, të lidhur ngushtë me territorin me zanat kryesor mbijetese pushken dhe cubninë, nuk do t'i pranonin kurrë si primus inter paris Gjomarkajt nëse ata nuk do të kishin të gjitha ato cilësi, të cilat alternoheshin sipas dobisë së tyre.
Ndaj ata funksionojnë si një binom unik pa një të dytë në botën shqiptare. Pas shuarjes së principatave arbërore , Gjomarkajt janë e vetmja familje që mund të konsiderohet, pa ndoshta e sikur, nobilta (fisnikeri) shqiptare. Familje të medha ka patur edhe të tjera, të cilat deri pak para 28 Nentorit 1912 mjaft syresh thonin “hamdyrylah jam turk” me gojë e shkrim si testament flirtimi.
Gjomarkajt ishin mbeshtetësit kryesorë të klerit katolik së bashku me malet nga vinin, e njëkohshëm edhe të mbeshtetur nga kleri në aspirata politike. Lidhja e tyre me Kanunin perseri i shnderronte në simbol. Ata kishin metuar fronin e Shqiperisë jo pak herë. I ndiqte nga pas një legjitimitet historik e moral e mbi të gjitha një popullsi e madhe e me temperament që i njihte si princerit e vet. Keshtu që pa një e pa dy ata shfaqeshin pengesa kryesore për vendosjen e regjimit komunist në gjysmen e vëndit. Ata ishin tradita shqiptare dhe komunizmi mund të triumfonte vetëm mbi vdekjen e saj.
Forca të shumta ushtarake, dhe disa vite terrori percaktuan fatin e kesaj ndeshjeje të pabarabartë, e cila pas konfrontimit fizik vazhdoi e vazhdon me aparatin e propagandes socrealiste me aradhen e shkrimtarve të pa soj, të cilet nuk nguruan të shpikin realitetin virtual të “prapambetjes”, “primitivizmit”, “obskurantizmit”. “mesjetarizmit”, “klerikalizmit” dhe “reaksionit”, duke shfuqizuar çdo normë dialektike e etike frymëzuar së vertetash.
Krahas tyre me gelbazen e Enver Hoxhes mbi leter historianët, manipulatorët më të medhenj të vetdijes kombetare, të dalë nga llumi i revolucionit jakobin mbushur me komplekse të vjetra dhe të reja, ngarkuar me kujtime topitëse stergjysherish e etërish, kund andartë e kund azapë të sulltanit , vetë produktë i injorancës, çirakë të ideologjisë, urdherit, ligësisë dhe egersisë sadiste vendosën këmbet mbi jastek dhe kokat i prenë.
Në fillim ju turrën kullave duke i djegur, pastaj familjes Gjomarkaj duke mos kursyer asgjë dhe shumë më gjatë, me këmbëngulje, pareshtur, iu perveshën, kujtimit, simbolit pengues e perfaqësues, brendisë së tij, e cila mban në gji traditen e individit të lirë, qendresën anti otomane, perpjekjet për një Shqiperi të pavarur e dinjitoze në bashkësinë e kombeve të qytetëruara, gegnishten dhe shkrimtaret e saj “malokë”, kanunin e maleve dhe njerëzit e tij, besimin katolik si urë lidhëse me Europen e një sërë kategorish të tjera.
Nëse kjo sjellje hienash do t'i mbetej vetëm si kujtim i keq nga e kaluara e afert, ani sepse do na frymezonte shpresa që sepaku e verteta do të kthehet, keqardhja nuk do të ishte kaq e madhe sa c’është kur sheh se i njëjti mentalitet, e njëjta gjuhë ideologjike, i njëjti qëndrim amoral mbahet në këmbë nga “pleqtë” e historiografisë shqiptare me të vetmin qellim që të na bëjnë ne të besojmë se ata ende kanë një vepër, një etikë dhe dobi shoqërore, që nuk na paskeshin genjyer, mashtruar, perqeshur dhe mbi të gjitha nuk i kanë sherbyer tiranit në menyrë kriminale, por veç të vertetës, etalon i së ciles janë!?
Por ende më shqetësues është mbajtja gjallë e ketij mentaliteti nga segmente të politikes shqiptare, të cilet Enver Hoxhës nuk ia ngrejnë më dot shtatoren, por i admirojnë qendrimet dhe urrejtjen percarëse ndaj gegëve, perfaqësimit politik dhe kultures së tyre shekullore duke caktuar t'u bëjë hesapet me Historinë Milon, këtë militant enverist, i cili e perdor penen si dyfek lidhur me gjalmë kunder çdo vlere të spikatur që nuk identifikohet me komunizmin. Ndaj shteti me perfaqësuesit e vet, politika e madhe kostumosur made in Europa, por e lidhur njëqindfijesh me ata që ju versulën simbolit Gjomarkaj, munguan në funeralin e Dedës. Duhej të kerkonin falje, ndaj s’kanë shkuar. Princerit mesjetarë i trazojnë me modelin, i cili e perjashton interesin dhe imoralitetin, por iu kujton edhe se nga vinë e të kujt janë, pra se kush janë.
Duke e mbyllur këtë reflektim ndershmerisht subjektiv jam i bindur që shqiptaret sa herë kanë nevojë të mburren për ndonjë gjë të mirë në histori, duhet të trokasin në dyert e Gjomarkajve dhe t’iu kerkojnë leje për të perdorur emrin e tyre.
Comments
cfare intelektuHale je
<p>cfare intelektuHale je zotrrote kur hedh vetem vrer e gelboqe mbi gjithcka jo veriore dhe nxit ndarjen jug-veri!! percares kombetar , primitiv, vazhdon vajtimin e Kanunit -kodit gjakatar te zhdukur ne vitet e komunizmit.Mjere universitet tona dhe rinia qe mesohen nga mesjetaret me psikologji kranariste si puna jote.</p><p>Ajo "Republika e Mirdites" eshte krijuar dhe mbajtur me cmimin e sherbsave antikmobetare per turqit, austriaket,serbet, italianet,gjermanet dhe boll na e bere si me qene Kameloti arberise!!</p>
Markagjonet vetem patriote
<p>Markagjonet vetem patriote nuk jane kane. Por bashkepuntore dhe spiune te te gjithe te hujvet, kunder cdo princi e udheheqesi shqiptar. Kshtu ka fol historia. Kte e dijne turqit, venedikasit, austro-hungarezet, italianet, gjermanet, malaziasit, dhe serbet. Arkivat e tyne per kte flasin. Edhe Gjeka e shmang historine e luftes se dyte botnore. Pse????</p>
kokrra e katnarit ky...
<p>kokrra e katnarit ky... pupupupu... ne c'derexhe ka ra media dhe opinioni publik ne kete ven</p>
Me vjen turp nga vetja ime
<p>Me vjen turp nga vetja ime kur lexoj kete fare intelektuali primitiv dhe mesjetar nga mentaliteti, megjithese ka bere nje shkolle diku jashte. Familja Gjomarkaj ka qene dhe mbetet perfaqsuesja me e denje e nje fisi mesjetar qe nuk e lidh asgje me interesat kombetare por vetem me interesat e nje familjeje, ku ndodhen me bollek injoranca, pabesia, krimi, tradhtia dhe cfare te duash tjeter. Nuk e di cfare e shtyn kete gallofin nga Lezha te injoroje veten me shkrime te tilla.</p>
Add new comment