Pse po sulmohet tani Halim Kosova

Fushata normale e Halim Kosovës e ka vënë në vështirësi të dukshme arrogancën dhe euforinë me të cilën mazhoranca po hynte në këto zgjedhje për Tiranën. Distanca reale që doktor Kosova ka nga politika meskine dhe konfliktuale, karakteri i tij paqësor dhe afrimiteti i natyrshëm që ka me njerëzit, duke kontrastuar fort me teatralitetin e kundërshtarit, duket se po u krijon një telash të madh strategëve të fushatës së PS.
Krejt papritur, ndërsa e nisi duke vlerësuar kundërshtarin, duke u treguar si tolerant dhe bashkëpunues, kandidati Erjon Veliaj e ka hedhur këto ditë maskën e moderuar për të kaluar në sulme personale, madje diversive, ndaj Halim Kosovës. Në mënyrë të sinkronizuar, aksesorë të tjerë të fushatës së Veliajt, ku dallon për nga lartësia e shtatit dhe trashësia e akuzave ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, kanë nisur një sulm ndaj kandidatit të opozitës, me qëllim devijimin e tij nga fushata që është duke zhvilluar deri më tani.
Ky ndryshim, nga fushata e moderuar në atë agresive, mëton të prodhojë si efekt ndonjë reagim të nxehtë të Kosovës apo të tensionojë klimën politike në ditët në vijim, për t’u krijuar votuesve të lëkundur idenë se edhe kandidati rival sjelljen paqësore dhe bashkëpunuese nuk e ka filozofi, por strategji elektorale. Në të njëjtën logjikë, vihet re një përpjekje tjetër ku, përveç sulmeve dhe akuzave personale ndaj doktor Kosovës, po nxitet konfliktualiteti për ta treguar atë jo si një individ që për shkak të përvojës dhe profilit të tij shkon përtej një partie politike, por si pjesë e ngushtë e PD, i afërt me Berishën, me Bashën, etj. Edhe me këtë strategji synohet përsëri elektorati i lëkundur, por edhe ata votues të majtë që nuk pranojnë të votojnë për Erjon Veliajn, duke risjellë ndarjen politike si digë për të ndalur rrjedhjen e votave.
Sondazhe të bëra brenda mazhorancës flasin për një ngecje të Veliajt në kuotat afërsisht 8- 15 për qind më pak se koalicioni i majtë dhe një ngritje të lehtë të Halim Kosovës që shkon më lart se koalicioni opozitar. Këtë diferencë, që sjell një rrezik evident deri në 21 qershor, Veliaj dhe strategët e tij kanë menduar ta zgjidhin duke provokuar konflikt dhe duke tentuar të fusin Halim Kosovën në kurthin e politikës vulgare të ditës. Kjo shpjegon se përse vetë Veliaj, që ashtu si Ilir Meta, Majko e të tjerë eksponentë të së majtës, e vlerësoi kandidatin kundërshtar, tani e sulmon atë. Për këtë arsye, Ilir Beqja e akuzon Kosovën pikërisht sot, në zemër të fushatës, dhe jo një vit apo gjashtë muaj më parë për disa shkelje që sipas tij qenkan bërë vite e vite të shkuara, tamam në kohën kur kryebashkiaku i atëhershëm Edi Rama e ngrinte lart punën e Halim Kosovës në maternitet.
Problemi i vetëm që kanë strategët e Veliajt në këtë ndryshim kursi është se ata i bëjnë llogaritë duke patur si model kandidatin e tyre. Ata harrojnë se Halim Kosova nuk është duke luajtur ndonjë rol ashtu si Erjoni, por ai shfaqet në fushatë ashtu siç është. Të tërheqësh Kosovën në një kurth të tillë elektoral është thuajse mision i pamundur. A mundet të ndryshojë karakteri i një njeriu, 40 vite përvojë jetësore, me disa intriga të vogla elektorale? Halim Kosova beson vërtet se është i pranueshëm si nga demokratët ashtu edhe nga socialistët dhe sillet si i tillë me ta. Ai madje ka bindje, ndoshta edhe pak delir, se për të votojnë qytetarët pavarësisht ngjyrës partiake dhe se ai vetë është më i mirë se PD. Halim Kosova nuk e thotë kot, por e bën vërtet që shiritin e përurimit të ndonjë vepre të bashkisë t’ia lërë Edi Ramës ta presë. Disa e shohin këtë si naivitet, disa të tjerë si kulturë qytetare, por në fund të fundit ai është Halim Kosova. Ai nuk i paramendon batutat apo barsaletat (siç ka filluar t’i quajë Erjon Veliaj) por i ka pjesë të natyrshme të komunikimit të tij gati apolitik. E pikërisht kjo distancë me politikën shtirjes, të përbaltjes, të konfliktit, qoftë si natyrë humane, qoftë edhe si profil politikani, e bën Halim Kosovën imun edhe ndaj strategjisë agresive që po ndjek rivali ndaj tij. Të zhvendosësh doktor Kosovën nga fushata e tij normale, në fushatën konfliktuale me të cilën janë lodhur qytetarët në 25 vjet, është mundim i kotë. Sepse Halim Kosova nuk ka zgjedhur që një javë të sillet kështu dhe një javë tjetër ndryshe, që tolerancën ta përdorë si taktikë dhe jo si bindje, që njëherë të jetë i vërtetë dhe njëherë i shtirur. Të bombarduar nga politikanë që ndryshe janë e ndryshe sillen, që të tjera thonë e të tjera bëjnë, kemi humbur konceptin e njeriut normal që mund të jetë edhe politikan. Këtë koncept e kanë harruar edhe strategët e Veliajt, që duan ta fusin Kosovën në një valle që ai nuk e luan jo se nuk do, por se nuk di.
E duke dashur t’i vijnë në ndihmë kandidatit të majtë, ata që e këshillojnë rrezikojnë ta vënë edhe më shumë në dukje falsitetin e tij. Të krijojnë madje imazhin e një të riu që sillet me arrogancë ndaj dikujt me një përvojë më të madhe jetësore, të një politikani të ri që në vend të kultivojë politikë të re, prashit plehun e vjetër të akuzave dhe përbaltjes. Ndonjëherë mjafton vetëm normaliteti për të bërë nul arrogancën e numrave dhe të pushtetit. Kjo e ka zhbalancuar fushatën e PS dhe vetë kandidatin, që pasi ka provuar çdo lloj roli, tani e ka të vështirë të përballet me dikë që është i vërtetë.
Armand Shkullaku
“MAPO”
Comments
O mi kanalesh,nuk meriton te

O mi kanalesh,nuk meriton te lexohesh.

Shume fjale te tjerrura qe ne
Shume fjale te tjerrura qe ne fund rideshmojne lekakulon e autoreve si ky. Ironike qe keta autore qe kane mbrojtur zgjyren Sali edhenkurnka vrare tani shfaqen te shqetesuar per "politiken konfliktuale". Ma va!
Prape erdhe ketu ti o

Prape erdhe ketu ti o RrenaCak, dhe per cfare, per te share.....ti je mi nevojtoresh.....

Ti je me te meta mendore,te

Ti je me te meta mendore,te falet nuk ke faj.

Pa tjeter doktor, ti e

Pa tjeter doktor, ti e krahason me simptomat e tua. Ti kot e ke qe merzitesh, a the qe nuk do te komentoje me ne ResPublica, tani c'kaken do qe vazhdon te pellasesh si veshgjate, apo te duket vetja i ditur. A nuk me thua sa klase shkolle ke, dhe ku e ke bere shkollen. Torollak!

Kam aq shkolle sa te di qe

Kam aq shkolle sa te di qe patjetershkruhet bashke,por ty te falet se nuk je as sa gjysma e nje gjysmaku.

Shume mire o cereku i

Shume mire o cereku i cerekut, e paske gjetur ku fle lepuri te fjala patjeter qe shkruhet bashke e nuk shkruhet vec. Tani me thuaj po me tjeter shkruhet vec apo metjeter? Dhe mjaft me fale kaq shume, se po me mallengjen e po me ben te me vlojne lengjet e trupit. Akoma nuk ke shpieguar perse kethehesh te komentosh tek ResPublika, kur kishe kercenuar ashpersisht qe meqenese ishe i pakenaqur ti o Promemut, nuk do te kontribuoje me urtesine e mencurine tende te pjerdhur ne kete forum.Budall!

Une nuk do votoj Halim

Une nuk do votoj Halim Kosoven ne 21 qershor, po Bojaxhiun. Shkullakun e konsideroj nje gazetar servil te Berishes.

Po ne kete shkrim ka shume e shume gjera te drejta. Te pakten per fallcitetin dhe arrogancen e Veliajt qe tani edhe te vetet ja pranojne.

E megjithate Shkullaku e

E megjithate Shkullaku e thote padashje edhe ndonje te vertete. Per shembull, fakti qe Doktor Halimi nuk ben teater "por shfaqet ne fushate ashtu sic eshte" eshte me se i vertete dhe cdokush e pranon, por kjo nuk do me thene qe meqenese ai shfaqet si gomar ne ta pranojme per kryetar.

Rrofshin komunistet qe sot

Rrofshin komunistet qe sot jane ba kapitaliste. Dhe mire ja bajne ktij Veilajt. Don edhe ky me hy ne shtresen e borgjezeve. Nje femije jetim. Nje shites fiqsh. Po kush te len o Veliaj. Anetaret e PPSH Sali Berisha dhe Halim Kosova. Jan aq sa komuniste te vjeter aq dhe shtresa më perfaqesuese e borgjezise Shqiptare. Po ti nuk duhet ta sulmosh Halimin dhe ti thuash ish-komunist, bir i nje familje te perkedhelur te komunzimit, qe te dergoi ne shkolle per doktor. Ti duhet te mbetesh shites fiqsh.

Te gjithe ju komentuesit qe i

Te gjithe ju komentuesit qe i versuleni Halim Kosoves, qofte drejtperdrejt, qofte duke share Shkullakun, nuk beni gje tjeter vecse vertetoni tezen e Shkullakut rreth mungeses se argumentit. Kjo tregon zgjuarsi te jashtzakonshme, ne nivelin e shitesit te fiqve, apo operatorit te fadromave.

Add new comment