Çanta e Barjabave dhe raportet e Kontrollit tё Lartё tё Shtetit

Postuar në 07 Janar, 2013 07:06

U desh tё shfaqej njё “cen” i Barjabave (gjithmonё nёse do tё rezultojё kёshtu!...) dhe laraskat filluan tё flasin shqip nga podiumi i partisё. Prej kohesh nuk ishin shfaqur laraska tё tilla, qё tё shqyenin mish njeriu pa dhёmbje, madje me kёnaqёsi tё nxirrnin sytё e njё familjeje pa pritur fundin e njё procesi pёr tё mёsuar tё vёrtetёn. Por vec partisё nё pushtet edhe media duket se gjeti ngjarje pёr ta bёrё lajm kryesor, kur nё asnjё rast nuk mund tё ishte i tillё. Edhe nёse ka ndodhur sic ёshtё folur, nё shportёn e ngjarjeve qё kanё ndodhur e po ndodhin nё vendin tonё, lajmi pёr Barjabatё do tё ishte periferik. Intesiteti mediatik nё pasqyrimin e kёtij lajmi, duket se zhvendosi qёndrёn e gravitetit tё ngjarjeve tё rёnda ku duhet tё fokusohet opinion shoqёror, politik dhe mediatik . Ёshtё e cuditshme se si tёrhiqemi pas gjёrave tё lehta, se si zbavitemi me furtunёn e ngritur nё gotёn e ujit dhe i kthejmё kurrizin furtunёs sё vёrtetё. Pas festave tё fund vitit tё tjera ngjarje duhet tё ishin qёndra e rёndesёs nё opinionin publik dhe nё media. Ceshtja Barjaba nё raport me tё tjera ngjarje ёshtё si njё pikё uji nё oqean. Nё fund tё fundit njё ngjarje tёrёsisht private, qё nuk lidhet me njё pёrfaqёsim shtetёror dhe nuk ka shkaktuar asnjё dёm nё pasuritё publike, nё fondet publike apo nё xhepat shqiptarёve nuk ka arsye pёr tё errёsuar atё cfare po ndodh nё tregun politiko-shoqёror tё vendit. Duket se dikush u kap pas kёsaj ngjarje dhe brohoriti: "Rrofshin Barjabatё”, mbushi armёn me municion dhe filloi tё qёllojё me breshёri nga e ku tё mundё.
Partia nё pushtet nese do te merret me vjedhjet ka plot me cfarё tё merret dhe nё fund tё fundit iu detyrohet shqiptarёve pёr tё sqaruar cudirat qё kanё ngjarё me pasurimin e shpejtё tё pushtetarёve apo familiarёve tё tyre. Mё sё pari duhej tё sqaronte cfarё ka ndodhur me fondet publike nё ato ministri apo institucione, ku Kontrolli i Lartё i Shtetit konstatoi shkelje e shpёrdorime tё shumta me fondet publike dhe dёrgoi pёr ndjekje penale disa nёpunёs tё kёtyre institucioneve. Nё kёto raste nuk bёhet fjalё pёr njё dorё plackash me vlerё mё pak se 300 dollarё, por pёr dhjetra e qindra miliona euro tё taksa paguesve shqiptarё. E pra, njё shpёrdorim i detyrёs dhe i fondeve publike kalohet me nje lajm tё thatё ne median elektronike apo me njё kronikё skeletike nё median e shkruar. Partia nё pushtet hesht per kёtё ngjarje tё rёndё dhe gjen kohё tё merrret me cёshtjen Barjaba. Duke u ngazёllyer nё kurriz tё njё familjeje, kёrkon tё tregojё ndeshmёrinё dhe virgjёrinё qё prej kohёsh i kanё munguar. Opozita ne fund viti lёshoi akuza pёr pasuritё e deklaruara tё familjiarёve te Kryeministrit. Partia nё pushtet e kaloi gati nё heshtje kёtё situatё dhe u mjaftua me dёrgimin e ceshtjes nё gjykatё prej familiarёve tё kryeminsitrit. Ёshtё e drejta e familiarёvё tё kryeministrit te shkojnё nё dyert e gjykatave, por ndёrkohё ishte dhe vazhdon tё jetё detyrim i partisё nё pushtet tё kёrkojё e tё bёjё njё transparencё ndaj shqiptarёve jashtё dyerve tё gjykatёs. Fare thjesht mund tё publikojё gjithё kontratat e punёve ku janё vёnё pasuritё dhe shqiptarёt janё nё gjёndje tё gjykojnё mbi cёshtjen nё fjalё. Ashtu sic gjeti kohё tё merret me hollёsi tё cёshtjes Barjaba, hollёsi qё i dha dhe premtoi ti japi nё vazhdim, tё japi hollёsi pёr sa shkruam mё sipёr. Kёtё e ka detyrim ligjor ndaj shqiptarёve, kurse cёshtjen Barjaba e kishte njё zbavitje pёr pёrfitim politik. Me cёshtjen Barjaba mund tё mos merrej, kurse me shpёrdorimin e fondeve publike e ka pёr detyrim tё merret. Nё muajin dhjetor tё vitit 2012 Ministria e Ekonomise, Tregёtisw dhe Energjetikёs shpalli rezultatin pёr shitjen e katёr hidrocentraleve, qё konsiderohen si perla tё hidrocentraleve nё Shqipёri. Me kёtё shitje, Qeveria iu heq shqiptarёvё njё shumё prej 30 milionё euro cdo vit, pra shkakton njё dёm kolosal tё interesave publke pёr aq vjet sa do tё “jetojnё” kёto hidrocentrale. Qeveria kёrkon ta kalojё nё heshtje kёtё transaksion me humbje. Media nuk gjen dot kohё e vend tё bombardojё opinionin publikpёr kёtё ngjarje me pasoja katastrofike pёr sot dhe pёr tё ardhmen. Tё flitet mё shumё pёr ceshtjen Barjaba se sa pёr kёtё gjёmё, kjo ёshtё e pa pranueshme. Nё harkun e kёtyre ditёve tё fund vitit 2012 dhe fillim vitit 2013 ka shumё gjёra me tё cilat duhet tё merremi. Nё sheshin e politikёs dhe aktivitetit tё shoqёrisё sonё janё interesa mё tё mёdha. Nqse sot nuk meremi me kёto cёshtje, nesёr do tё jetё vonё. Dhe ne kemi provuar frutet e hidhura tё heshtjes dhe tё indiferencёs sonё, tё marrjes me cёshtje periferike pёr tё vrarё kohёn apo pёr tu marrё Kola me punё, sic thotё populli. Ti lemё Barjabatё nё punёn e tyre dhe tё kthehemi nga hallet dhe punёt tona.

 

Botuar nё DITA
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.