Punësimi në SHBA, Obama: Në 2 vjet 8 milion vende pune

Presidenti amerikan, Barack Obama mirëpriti raportin e Departamentit të Punës, sipas të cilit ekonomia amerikane shtoi gjatë shkurtit, 200 mijë vende të reja pune, për të tretin muaj radhazi.
"Përgjatë dy viteve, biznesi ka shtuar afërisht katër milionë vende të reja pune. Më shumë kompani po kthehen dhe po investojnë në Amerikë dhe sektori i prodhimit po rritet për herë të parë ëq nga vitet 90", tha Obama gjatë një takimi me punëtorët në fabrikën Rolls Rojs të pjesëve për avionë në Virxhinia.
Niveli i papunësisë është ulur në 8.3 për qind, duke tejkaluar parashikimet. Ekonomistët mbeten të pavendosur për të parashikuar zhvillimin e mëtejshëm të tregut të punës, për shkak të rritjes ekonomike ende të ngadaltë.
Albanian Screen
Add new comment