Protestë e invalidëve, diskutohet në Parlament statusi

Në momentin kur deputetët po futeshin në sallën e parlamentit, ku pritej të niste seanca parlamentare ku do të diskutohej ndryshimi ne projektligjin mbi statusin e te verberve dhe paraplegjikeve, qindra persona me aftesi te kufizuara kanë protestuar në mbrojtje të të drejtave të tyre.
Ne parlament diskutohen ndryshimet ne projektligj, ku masa e kompensimit per kete kategori do te percaktohet nga qeveria.
Por kjo gje eshte kundershtuar nga kjo kategori pasi druajne se tashme do t'u ulet masa e perfitimit. Nderkohe qeveria nuk merre persiper te reduktoje emrat ne listat e tyre, qe perfitojne kompensim ne menyre abuzive.
Kompania CEZ disponon nje liste me dyfishin e emrave te perosnave me aftesi te kufizuara, per te cilat merr parate nga qeveria.
Shkodër, policia bllokon invalidet
Rreth 200 invalidë të verbër, tetraplegjikë dhe persona që nuk dëgjojnë e nuk flasin të qytetit të Shkodrës janë penguar te udhetojne drejt Tiranës per te marre ne protesten para parlamentit.
Policia ka bllokuar dokumentacionin e autobuseve qe ishin kontraktuar per te transportuar invalidet. Incidenti ndodhi ne mengjes kur autobuzet ishin mbushur me protestues invalid. Ata jane shprehur te revoltuar per kete veprim te policise.
Protesta organizohet ne mbeshtetje te kerkesave qe kjo kategori ka paraqitur vazhdimisht dhe qe nuk jane plotesuar.
top-channel.tv
Add new comment