Panairi i Punës, bizneset ofrojnë 1000 vende të reja

Panairi i Punës ofron 1000 vende pune për punëkërkuesit në Tiranë. Bashkëpunimi mes bashkisë së Tiranës, ministrisë së Punës dhe ministrisë së Arsimit çel më 30 prill në Tiranë panairin "Horizonte Punësimi dhe Formimi", ku bizneset pjesmarrës kanë shpallur vendet e hapura të punës për më shumë se 1000 kandidatë.
Punëkërkuesit do të kenë mundësi shumë të mirë që të njihen me opsionet dhe programet konkrete që ofrojnë operatorët ekonomikë.
Panairi synon të promovojë kompanitë më të fuqishme në treg, të cilat kanë sjellë modele të reja dhe të suksesshme të menaxhimit të marrëdhënieve të burimeve njerëzore. Veçanti e panairit është promovimi i institucioneve arsimore dhe qendrave të formimit profesional, të cilat përgatisin profesionistët e aftë në përputhje me nevojat e tregut.
Albanian Screen
Add new comment