Të verbërit në protestë, kundër ndryshimit të statusit

Shoqata e te verberve në Shkoder ka protestuar mbi ndryshimin e ligjit per statusin e te verberve dhe te paraplegjikeve e tetraplegjikeve pasi këto ndryshime ndikojnë drejtperdrejte ne statusin ekonomik te tyre. Problemi kryesor sipas kesaj kategorie qendron ne kufizimin e kompensimit të energjise elektrike , telefonise fikse dhe tarifave e taksave te tjera qe ata i perfitonin me te drejten nderkombetare sipas konventes se OKB-se.
"Energjia elektrike, transporti dhe telefonia na janë hequr me ligjin që Parlamenti miratoi dy muaj më parë. Nuk kërkojmë lëmoshe, por kërkojmë respekt, dashuri dhe respektim të ligjit, miratimin e të drejtave që ata vetë na i dhanë dhe sot po na cungojnë", tha Zef Vushaj, kryetar Shoqata e te Verberve Shkoder.
"Ne sot protestojmë për përcaktimin e masës që do rimbursohet për energjinë elektrike, transportin dhe telekomunikacionin për të verbrit dhe paraplegjikët. Ne sot protesojmë për të sensibilizuar gjithë shoqërinë, dhe vetë deputetët që të bëjnë atë çka munden, presionin e duhur për qeverinë për të përcaktuar këtë masë rimbursimi", tha Luan Bregu.Zv/president i shoqates se te verberve te Shqiperise.
Sipas personave me aftësi të kufizuara ndihma qe përfitojnë të verbrit dhe para e tetraplegjikët nuk mbulon as nevojat me jetike te te tyre.
Albanian Screen
Add new comment