Pink, një akrobate e vërtetë

Postuar në 27 Janar, 2014 03:43

Pink dha një shfaqje të vërtetë cirku në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve Grammy, të dielën në Staples Center të Los Angeles.

Këngëtarja 34-vjeçare bëri numra akrobacie në lartësi në kohën që këndonte dy nga hitet e saj të kohëve të fundit: Try dhe Just Give Me a Reason.

Me një kostum të ngjitur pas trupit, Pink tregoi se është në formë të shkëlqyer. E lidhur me litarë të trashë e të zinj, këngëtarja realizoi numra të vështirë duke shfaqur fleksibilitet dhe aftësi akrobatike.

Kënga e saj Just Give Me a Reason ishte e nominuar për 2 çmime: kënga më e mirë dhe performcanca më e mirë duet ose grup, por nuk fitoi asnjë prej tyre.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.