Krizë dhe për ilaçe. Greqia, borxhe kompanive farmaceutike

Autoritetet greke ndodhen në vështirësi për të parandaluar krizën e mungesës së medikamenteve mjekësore, pasi u kanë borxh kompanive furnizuese dhe farmacive pothuajse një miliardë euro. Arka shtetërore e rimbursimit të medikamenteve ka mbetur e zbrazur dhe farmacistët refuzojnë të japin ilaçe për pacientët e siguruar me skemën shtetërore. Aktualisht, ata ofrojnë shërbime vetëm për pacientët të cilët paguajnë për medikamente, duke argumentuar se nuk janë paguar vetë nga shteti dhe në këtë mënyrë nuk mund të shlyejnë detyrimet ndaj magazinave farmaceutike. Fondi shtetëror u detyrohet farmacive, ndërsa këto të fundit, kompanive farmaceutike, e kështu ky rreth vicioz rrezikon ta çojë vendin në një krizë të furnizimit me ilaçe. Në rastin e spitaleve, një gjë e tillë ka nisur të shfaqet në mjaft raste.
Albanian Screen
Add new comment