KLSH audit në OST, dëm ekonomik 171 mijë euro

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar shkelje me një dëm ekonomik prej 171 mijë euro në Operatorin e Sistemit të Transmetimit. Nga auditi i kryer në këtë institucion, dëmi ekonomik është shkaktuar si pasojë e shërbimeve shtesë të konsulencës të pa justifikuara. Nga auditi nga rezultuar se në OST nuk disponohej dokumentacioni lidhur me procedurën e prokurimit dhe të vlerësimit për projektin e "Linjës së Interkonjeksionit 400 kV Tiranë ? Podgoricë".
KLSH ka kërkuar pushimin nga puna të Shefit të Zyrës së Administrimit të Tregut në Drejtorinë e Tregut me cilësinë ish-Shef i PIU si dhe ulje në detyrë për një vit për Shefen e Njësisë së Menaxhimit të Projekteve në Drejtorinë e Projektim Zhvillimit. Albanian Screen
Add new comment