Fier, 5 fshatra marrin ujë tek një çezëm

Pesë fshatra të komunës Dërmenas në Fier marrin ujë të pijshëm vetëm nga një çesmë. Kjo situatë është krijuar për shkak të mungesës së investimeve në rrjetin e ujësjellësit të amortizuar prej 20 vitesh.
Për 300 familje të kësaj zone tashmë ky është kthyer në problem jetik pasi çesma ndodhet në fshatin Pojan dhe banorët e fshatrave të tjerë detyrohen të përshkojnë kilometra të tëra për të mbushur ujë me karroca.
Edhe banorët e fshatit Pojan janë të pakënaqur pasi e vetmja çesmë që furnizon të 5 fshatrat problematikë gjatë verës, nuk ka ujë 24 orë.
Mungesa e ujit ka bërë që këto zona edhe pse me toka pjellore të kufizojnë të mbjellat në mungesë të sistemit vaditës. Gjendja bëhet edhe më e vështirë për 300 familjet e zonës në kushtet e temperaturave tepër të larta.
Albanian Screen
Add new comment