Alarmi i FMN-së: Përhapja e krizës nuk ndalet

Raporti i fundit i realizuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar jep alarmin për gjendjen e ekonomisë globale ndërsa thekson se nuk është bërë sa duhet për të ndaluar përhapjen e krizës në zonën e euros. Në raportin kushtuar ndikimit të politikave ekonomike të 5 ekonomive të mëdha të SHBA, Kinës, Eurozonës, Japonisë dhe Britanisë së Madhe FMN vëren se veprimet e ndërmarra në kuadër të zonës euro, "pavarësisht progresit," nuk duket se kanë qenë të mjaftueshme për të ndaluar përhapjen e stresit dhe për të minimizuar pasojat e ciklit për rritje të llogarive, rritje të sektorit bankar. Por zona euro - thekson FMN - nuk është i vetmi shqetësim global.
Shtetet e Bashkuara duhet të evitojnë humbjen e rreth 4000 miliardë dollarë të ardhurave si pasojë e shkurtimeve të taksave dhe reduktimit të parakohshëm të shpenzimeve vitin e ardhshëm. FMN gjithashtu beson se për Kinën shqetësues mbetet hapi i ngadaltë i investimeve që edhe pse është i nevojshëm për të ribalancuar kërkesën, mund të ketë efekte mbi partnerët tregtare të Kinës dhe çmimet e ofruar në treg. Borxhi i lartë publik është frika për Japoninë, sepse kjo e bën atë lehtësisht të cënueshme, ndërsa Mbretëria e Bashkuar duhet të ndërmarrin hapa të mëtejshëm për të forcuar sistemin financiar dhe për të rikthyer kredibilitentin bankar.
Albanian Screen
Add new comment