Mbrojtja raketore, Putin sulmon kandidaturën e Romney

Presidenti rus, Vladimir Putin sinjalizoi gjatë një interviste televizive se Rusia është e shqetësuar se mburoja raketore e Shteteve të Bashkuara mund të drejtohet kundër Moskës, në rast se Mitt Romney zgjidhet në krye të Shtëpisë së Bardhë. Putin sulmoi rivalin e Obamës, Mitt Romney duke e cilësuar kriticizmin e tij ndaj Rusisë, një retorikë të keqpërdorur për fushatë dhe aludoi se presidenca Romney do të thellonte ndarjen që ekziston edhe aktualisht mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për mburojën raketore në Evropë. I pyetur nëse Moska do të punonte me Romneyn, nëse ai zgjidhet vërtet president, Putin tha se pavarësisht ndryshimeve në pikëpamje, do të punonte me cilindo president të zgjedhur nga populli amerikan.
Albanian Screen
Add new comment